Si ta duam fqinjin tonë mysliman?
30 Janar 2008, prej John Piper
Ka aq shumë përgjigje për këtë pyetje sa ka mënyra për të bërë mirë dhe jo keq. “Dashuria nuk i bën keq të afërmit” (Romakëve 13:10). “Dashuria i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.” (1 Korintasve 13:4). Ja disa gjëra të cilat mendoj që duhen theksuar në kohën tonë.
Përmendja e dashurisë për armiqtë tanë nuk do të thotë që të gjithë Myslimanët ndihen apo veprojnë me armiqësi kundër të Krishterëve. Kjo nuk është e vërtetë. Ata shpesh janë mikpritës, mirëdashës dhe kujdesen. Ideja është që edhe kur dikush na trajton me armiqësi (nga cilado fe qoftë apo pa ndonjë fe të caktuar), ne duhet të vazhdojmë ta duam.
Një qartësim tjetër është i nevojshëm për kontekstin tonë sot. Kur them që dashuria na bën thirrje të bëjmë të mirën në mënyra praktike që plotësojnë nevojat fizike nuk dua të them që kjo ndihmë jepet me kushtin që Myslimanët të bëhen të Krishterë. Dashuria praktike është një dëshmi për dashurinë e Krishtit. Dëshmia nuk tërhiqet atje ku nevojitet më tepër. Bisedat e imponuara me forcë apo para bien në kontradiktë me vetë natyrën e besimit shpëtues. Besimi shpëtues është i lirë për ta përqafuar Jezusin si Shpëtimtarin, Zotin dhe Thesarin tonë më të çmuar. Ai nuk është mjeti drejt thesarit. Ai është Vetë Thesari.
1. Lutuni për bekimin e plotë të Krishtit mbi ta, e duan apo nuk e duan Atë.
-
Luka 6:28 – Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
-
Romakëve 12:14 – Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.
-
1 Korintasve 4:12 – Duke qenë të përndjekur, durojmë.
2. U bëni të mirën në mënyra praktike që plotësojnë nevojat e tyre fizike.
-
Luka 6:27 – T’i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë
-
Luka 6:31 – Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta.
-
1 Thesalonikasve 5:15 – Vështroni se mos dikush t’ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.
-
Romakëve 12:20 – Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur.
3. Mos u hakmerrni kur ju bëjnë keq.
-
1 Pjetri 3:9 – Pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.
-
Romakëve 12:17, 19 – Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe… Mos u hakmerrni për veten tuaj o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ”Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti”
4. Jetoni në paqe me ta për aq sa varet prej jush.
-
Romakëve 12:18 – Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.
5. Kërkoni lirinë e tyre të gëzuar prej mëkatit dhe dënimit duke iu treguar të vërtetën e Krishtit.
-
Gjoni 8:31-32 – Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ”Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”
6. Dëshironi me zell që ata t’iu bashkohen juve në qiell me Atin duke iu treguar atyre udhën – Jezu Krishtin.
-
Romakëve 10:1 – Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.
-
Gjoni 14:6 – Jezusi i tha: ”Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
-
Gjoni 3:16 – “kushdo që beson në të nuk do të humbasë, por do të ketë jetë të përjetshme”
7. Përpiquni të kuptoni atë që ata iu thonë në mënyrë që afirmimi apo kritika juaj të bazohet mbi një kuptim të vërtetë dhe jo mbi shtrembërime apo karikatura.
-
1 Korintasve 13:6 – Dashuria nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.
8. Paralajmërojini me lot që ata që nuk e pranojnë Jezu Krishtin si Shpëtimtarin e kryqëzuar dhe të ringjallur që heq mëkatet e botës do të humbasin nën zemërimin e Perëndisë.
-
Gjoni 1:12 – Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.
-
Romakëve 10:9 – Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
-
Filipianëve 3:18 – Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit.
9. Mos i mashtroni dhe mos u jepni shpresa të rreme duke iu thënë, “Myslimanët adhurojnë të njëjtin Perëndi.”
Kjo deklaratë i komunikon pothuaj kujtdo një tablo pozitive të zemrës Myslimane që e njeh, e do dhe e nderon Perëndinë e vërtetë. Por Jezusi e bën reagimin e një personi ndaj tij provën e së vërtetës së reagimit të tyre ndaj Perëndisë. Ai e thotë shkoqur që nëse dikush e mohon atë si Hyjnori që dha jetën e tij si çmim për mëkatet dhe u ringjall sërish – ai person nuk e njeh, nuk e do dhe nuk e nderon Perëndinë e vërtetë.
-
Gjoni 8:19 – Atëherë i thanë: ”Ku është Ati yt?”. Jezusi u përgjigj: ”Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim”
-
Gjoni 5:23 – Kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.
-
Gjoni 5:42-43 Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju. Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.
Dashuria nuk ka për t’i mashtruar Myslimanët, apo ata që interesohen për Myslimanët, duke thënë që ata “njohin”, “nderojnë” dhe “duan” Perëndinë e vërtet ndërkohë që nuk e pranojnë Jezusin për atë që është në realitet. Ne s’mund t’i shohim zemrat e njerëzve. Nga ta dimë ne nëse ata e njohin, nderojnë dhe duan Perëndinë e vërtetë? Ne japim jetën tonë për t’iu ofruar atyre Jezusin. Nëse e pranojnë Atë, e njohin, duan dhe nderojnë Perëndinë. Nëse nuk e pranojnë, nuk e njohin, duan apo nderojnë Perëndinë e vërtetë. Jezusi është prova.
Kjo ishte ideja e fjalëve të Jezusit tek Luka 10:16, “kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar.” Mateu 10:40, “Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.” Dhe Gjoni 5:46, “sepse në qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua.”
Gjëja më e dashur që mund të bëjmë për Myslimanët, apo këdo tjetër, është t’iu tregojmë atyre gjithë të vërtetën për Jezu Krishtin, në kontekstin e kujdesit sakrifikues për ta dhe gatishmërisë për të vuajtur për ta në vend që t’i braktisim, dhe pastaj t’iu përgjërohemi atyre që të largohen nga “adhurimi i kotë” (Marku 7:7) dhe ta pranojnë Krishtin si Shpëtimtarin e kryqëzuar dhe të ringjallur për faljen e mëkateve të tyre dhe shpresën e jetës së përjetshme. Ky do ishte gëzimi ynë i madh – të kemi vëllezër dhe motra nga të gjithë popujt Myslimanë të botës.
© Desiring God
Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim nga leja e mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.
By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org