Solidariteti i Krishtlindjes!
20 Dhjetor
Prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit. – 1 Gjoni 3:8
Punishtja e Satanit nxjerr miliona mëkate çdo ditë. Ai i paketon në avionë të mëdhenj mallrash, i çon në qiell, i hap para Perëndisë dhe shkrihet së qeshuri.
Disa njerëz punojnë me kohë të plotë. Të tjerë e kanë lënë punën atje dhe kthehen rrallë. Çdo minutë punë në punishten e mëkatit e bën Perëndinë arsyen e të qeshurave të Satanit. Mëkati është puna e Satanit për shkak se ai e urren dritën, bukurinë, pastërtinë dhe lavdinë e Perëndisë. Asgjë nuk i pëlqen më tepër se momenti kur krijesat nuk i besojnë dhe nuk i binden Krijuesit të tyre.
Prandaj Krishtlindja është lajm i mirë për njeriun dhe për Perëndinë.
“Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t’u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.” (1 Timoteu 1:15), Ky është lajm i mirë për ne.
“Prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit” (1 Gjoni 3:8). Ky është lajm i mirë për Perëndinë. Krishtlindja është lajm i mirë për Perëndinë për shkak se Jezusi erdhi të udhëheqë sulmin kundër linjës së prodhimit të Satanit. Ai shkoi në mes të fabrikës, bëri thirrje për Solidaritetin e besnikëve dhe nisi një braktisje masive.
Krishtlindja është një thirrje për grevë në punishten e mëkatit. Nuk ka negociata me administratën. Nuk ka pazarlliqe. Thjesht një kundërshtim me një mendjen dhe të pathyeshëm ndaj produktit.
Solidariteti i Krishtlindjes ka për qëllim t’i ulë avionët e mallrave. Nuk do përdorë dhunë apo forcë, por me një përkushtim të paepur ndaj të Vërtetës do të demaskojë kushtet jetë shkatërruese të industrisë së djallit.
Solidariteti i Krishtlindjes nuk do të dorëzohet derisa të arrihet një mbyllje përfundimtare e punishtes.
Kur mëkati të jetë shkatërruar, emri i Perëndisë do të justifikohet plotësisht. Askush nuk do të qesh më me të. Nëse dëshiron që këtë Krishtlindje t’i japësh një dhuratë Perëndisë, dil nga punishtja e mëkatit dhe mos u kthe më kurrë. Zër vendinin tënd në llogoren e dashurisë. Bashkoju Solidaritetit të Krishtlindjes derisa emri i madhërishëm i Perëndisë të lartësohet dhe Ai të qëndrojë i lavdishëm mes lëvdimeve të të drejtëve.
© Desiring God
Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.
By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org