Tagged: Gjoni 1:12

0

Si ta di që jam i shpëtuar?

I gjithë libri i Gjonit sipas asaj që thotë Gjoni 20:31 është shkruar “që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.” Prandaj, mesazhi i pagabueshëm përgjatë gjithë Dhiatës së Re është: Ne shpëtohemi duke besuar në Jezusin. Prandaj, ngulite vëmendjen tënde tek Krishti në ungjijtë e Gjonit, Mateut, Markut dhe Llukës – dhe në të gjithë Biblën. Fokusoje vëmendjen tënde në Krishtin dhe thuaj atë që shikon. “Ne rrëfejmë me gojë që Jezusi është Zot.” Dhe thuaj se çfarë ndjen për këtë. “E pranoj Atë. E dua Atë. Ai është Perëndia im. Ai është Zoti im. Ai është thesari im.” Rrëfeje këtë gjë. Dëgjoje veten duke e thënë këtë gjë. Ja thuaj këtë të tjerëve. Thuaja bashkëshortes. Thuaja fëmijëve të tu. Thuaja shokut tënd. “Jezusi është Zoti im.”