Tagged: MAteu 14

0

Mendime Shtjelluese Mateu 14

nga J. C. RyleMateu 14:13-21Këto vargje përmbajnë një prej mrekullive më të mëdha të Zotit tonë, ushqyerjen e “pesë mijë burrave, përveç grave dhe fëmijëve,” me pesë bukë dhe dy peshq. Nga të gjitha mrekullitë që bëri Zoti ynë, asnjë tjetër nuk është përmendur aq shpesh në Dhiatën e Re sa kjo. Mateu, Marku, Lluka dhe Gjoni, që të katërt fokusohen tek kjo mrekulli. Është e qartë që kësaj ndodhi në historinë e Zotit duhet t’i kushtohet një vëmendjen e veçantë. Le ta bëjmë këtë gjë tani, dhe të shohim se çfarë mund të mësojmë.