Tagged: thesari

0

Si ta di që jam i shpëtuar?

I gjithë libri i Gjonit sipas asaj që thotë Gjoni 20:31 është shkruar “që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.” Prandaj, mesazhi i pagabueshëm përgjatë gjithë Dhiatës së Re është: Ne shpëtohemi duke besuar në Jezusin. Prandaj, ngulite vëmendjen tënde tek Krishti në ungjijtë e Gjonit, Mateut, Markut dhe Llukës – dhe në të gjithë Biblën. Fokusoje vëmendjen tënde në Krishtin dhe thuaj atë që shikon. “Ne rrëfejmë me gojë që Jezusi është Zot.” Dhe thuaj se çfarë ndjen për këtë. “E pranoj Atë. E dua Atë. Ai është Perëndia im. Ai është Zoti im. Ai është thesari im.” Rrëfeje këtë gjë. Dëgjoje veten duke e thënë këtë gjë. Ja thuaj këtë të tjerëve. Thuaja bashkëshortes. Thuaja fëmijëve të tu. Thuaja shokut tënd. “Jezusi është Zoti im.”

0

Mendime Shtjelluese Mateu 13

nga J. C. Ryle
Mateu 13:1-23Kapitulli që fillon me këto vargje është i jashtëzakonshëm për faktin e shëmbëlltyrave që përmban. Në këtë kapitull na paraqiten shtatë ilustrime të goditura për të vërtetën frymërore nga Kreu i madh i Kishës të cilat Ai i merr nga libri i krijimit. Duke e bërë këtë gjë Ai na tregon që mësimi fetar mund të mbështetet nga çdo gjë në krijim. Ata që dëshirojnë “të zbulojnë fjalë të pranueshme” nuk duhet ta harrojnë këtë gjë (Predikuesi 12:10).

0

Dhurata e papërshkrueshme e Perëndisë!

23 Dhjetor Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij. E jo vetëm...