Tri dhurata për Krishtlindje!

25 Dhjetor

Djema, kurrkush mos ju mashtroftë: ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë ai. Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit. – 1 Gjoni 3:7-8

Mendoni për këtë situatë të jashtëzakonshme bashkë me mua. Nëse Biri i Perëndisë erdhi t’ju ndihmonte që të ndalonit së mëkatuari – për të shkatërruar veprat e djallit – nëse ai erdhi gjithashtu të vdiste në mënyrë që kur mëkatoni të ketë një shlyerje, një heqje të zemërimit të Perëndsië, atëherë çfarë do të thotë kjo për mënyrën si e jetoni jetën?

Të paktën tri gjëra të mrekullueshme për t’i pasur. Po ua jap shkurtimisht si dhurata për Krishtlindje.

1. Një qëllim i qartë për jetën!

Kjo nënkupton që ju keni një qëllim të qartë për të jetuar. E thënë në mënyrë negative është thjesht kjo: mos mëkato. “Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni.” (1 Gjoni 2:1). “Prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.” (1 Gjonio 3:8). Nëse pyesni, “A mund të na e japësh këtë gjë në mënyrë pozitive dhe jo negative?” përgjigja është: Po, gjithçka përmblidhet tek 1 Gjoni 3:23. Kjo është një përmbledhje madhështore për atë që kërkon gjithë letra e Gjonit. Vini re “urdhërimin” në njëjës – “Dhe ky është urdhërimi i tij që besojmë në emrin e Birit të tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdhëroi ai.” Këto dy gjëra janë të lidhura aq ngushtë në mendjen e Gjonit pasi ai i quan një urdhërim: beso në Jezusin dhe duaji të tjerët. Ky është qëllimi juaj. Kjo është tërësia e jetës së Krishterë. T’i besosh Jezusit, të duash njerëzit. Besoji Jezusit – Duaj njerëzit. Kjo është dhurata e parë: një qëllim për jetën.

2. Shpresë që dështimet tona do harrohen!

Tani konsideroni rrjedhojën e dytë të së vërtetës së dyfishte që Krishti erdhi të shkatërronte të mëkatuarit tonë dhe të falte mëkatet tona. Rrjedhoja është kjo: Ne përparojmë në mposhtjen e mëkatit tonë kur kemi shpresë që dështimet tona do falen. Nëse nuk keni shpresë që Perëndia do t’jua falë dështimet tuaja, kur nisni të luftoni mëkatin, atëherë dorëzohen.

Shumë prej jush po mendoni për disa ndryshime në vitin që po vjen për shkak se keni rënë në modele të mëkatshme dhe dëshironi të dilni prej tyre. Dëshrioni një modele të rea ushqyerje. Modele të reja për argëtimin. Modele të reja për dhënien. Modele të reja për marrëdhënien me bashkëshorten. Modele të reja në kohët e përkushtimit familjar. Modele të reja gjumi dhe ushtrimesh. Modele të reja guximi në dëshmi. Por jeni duke u përleshur, duke vrarë mendjen nëse ia vlen. Atëherë, ja ku është dhurata e dytë për Krishtlindje: Krishti jo vetëm që erdhi të shkatërronte veprat e djallit – të mëkaturit tonë – ai gjithashtu erdhi për të qenë avokati ynë kur dështojmë në betejën tonë.

Prandaj iu përgjërohem, liria për të dështuar t’ju japë shpresë për të luftuar. Por kujdes! Nëse e ktheni hirin e Perëndisë në liri për të mëkatuar dhe thoni, “Epo, nëse mund të dështoj dhe nuk ka rëndësi, atëherë pse ta vras mendjen që të luftoj?” – nëse thoni këtë gjë dhe e keni me gjithë mend, nëse vazhdoni të veproni sipas saj, ka të ngajrë që nuk keni lindur sërish dhe prandaj duhet të dridheni.

Por shumica prej jush nuk janë në këtë pozitë. Shumica prej jush dëshirojnë t’i luftojnë modelet mëkatare në jetën tuaj. Ajo që Perëndia po ju thotë është kjo: Liria për të dështuar ju dhëntë shpresë për të luftuar. Po ua shkruaj këto gjëra që të mos mëkaton, por nëse mëkatoni keni një avokat, Jezu Krishtin.

3. Krishti do të na ndihmojë!

Përfundimisht, rrjedhoja e tretë e të vërtetës së dyfishtë që Krishti erdhi të shkatërronte të mëkatuarit tonë dhe të na falte mëkatet është kjo: Krishti do të na ndihmojë me të vërtetë në betejën tonë. Ai do na ndihmojë me të vërtetë. Ai është në anën tonë. Ai nuk erdhi ta shkatërronte mëkatin për shkak se mëkati është argëtues. Ai erdhi ta shkatërronte mëkatin për shkak se ai është fatal. Ai është puna mashtruese e djallit që ka për të na shkatërruar nëse nuk e luftojmë. Ai erdhi për të na ndihmuar, jo për të na lënduar. Ja dhe dhurata e tretë për Krishtlindje: Krishti do t’ju ndihmojë ta mposhtni mëkatin në ju. 1 Gjoni 4:4 thotë, “sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.” Jezusi është i gjallë, Jezusi është i gjithëfuqishëm, Jezusi jeton në ne përmes besimit. Jezusi është për ne dhe jo kundër nesh. Ai do të na ndihmojë. Besojini atij.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*