Adhurimi i Perëndisë

PJESA E PARË E LUTJES, ADRESIMI I PERËNDISË, ADHURIMI I TIJ, ME FALËNDERIME DHE RRËFIME TË PËRSHTATSHME, DHE KËRKESA PARAPËRGATITËSE.

Shpirti ynë është në një pozitë serioze dhe plot drojë, mendimet tona janë të përqendruara dhe gjithë sa është brenda nesh është ngritur në emrin e Perëndisë madhështor që t’i jepet shërbimit madhështor dhe solemn që gjendet para nesh dhe që të vazhdojmë në të. Në mënyrë që ta bëjmë këtë duhet që vëmendja jonë të fokusohet dhe mendja të ushtrohet, që përmes një besimi të gjallë ta vendosim Zotin para nesh, të qëndrojmë nën vështrimin e tij, të paraqesim veten në praninë e tij të veçantë, si sakrifica të gjalla për të cilat dëshirojmë që të jenë të shenjta dhe të pranueshme tek Perëndia si adhurimi ynë frymëror (Romakëve 12:1), dhe pastaj t’i lidhim këto sakrifica me litarë në brirët e altarit (Psalmi 118:27) me mendime të tilla:

Le t’i ngremë zemrat tona, sytë dhe duart tona drejt Perëndisë në qiell. (Vajtimet 3:41)
Le të çohemi dhe të kapemi pas Perëndisë (Isaia 64:7), të kërkojmë fytyrën e tij (Psalmi 27:8) dhe t’i japim Atij lavdinë që meriton emri i Tij (Psalmi 29:2).
O Zot, tek Ti e lartësojmë shpirtin tonë (Psalmi 25:1)
Le të hyjmë tani me guxim në vendin e shenjtë përmes gjakut të Jezusit, përmes udhës së re dhe të gjallë që ai hapi për ne me anë të velit, domethënë mishit të tij. (Hebrenjve 10:19-20)
Le t’i kushtohemi Zotit me vëmendje të plotë (1 Korintasve 7:35), dhe le të mos jenë zemrat tona larg Tij për të mos iu afruar vetëm me gojën tonë dhe ta nderojmë vetëm me buzët tona (Isaia 29:13)
Le ta adhurojmë Perëndinë, i cili është frymë, në frymë dhe të vërtetë sepse Ati kërkon adhurues të tillë (Gjoni 4:23-24).


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*