Çfarë besojmë rreth Frymës së Shenjtë?

Pyetja 36

Çfarë besojmë rreth Frymës së Shenjtë?

Besojmë që Ai është Perëndi, i bashkë-përjetshëm me Atin dhe Birin, dhe që Perëndia ua jep atë në mënyrë të pakthyeshme të gjithë atyre që besojnë.

Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.

Gjoni 14:16–17

Komentim

Kur Zoti ynë hukati mbi dishepujt e Tij dhe u tha, “Merrni Frymën e Shenjtë,” Ai sigurisht kishte për qëllim që të kuptonin se Fryma e Shenjtë nuk ishte vetëm Fryma e Atit, por edhe e Vetë Birit të vetëmlindur. Sepse i njëjti Frymë është me të vërtetë Fryma e Atit dhe e Birit, duke formuar kështu bashkë me Ta trinitetin e Atit, Birit dhe Frymës, jo një krijesë por Krijuesin.

Augustini i Hipos (354-430). Augustini ishte peshkopi i Hipos, një koloni Romake në Afrikën e Veriut. Ai ishte filozof, teolog dhe konsiderohet shenjtor dhe Doktor i Kishës si nga Kisha Katolike ashtu dhe nga Bashkësia Anglikane. Ai shkroi një libër për kthimin e tij në besim të cilin e titulloi ‘Rrëfimet’. Kjo është vepra e tij më e njohur, por në të njëjtë kohë Augustini është një prej autorëve Latinë më të frytshëm për sa i përket veprave që i kanë mbijetuar kohës me qindra tituj të veçantë (vepra apologjetike, tekste për doktrinën e krishterë, dhe komentarë) dhe më shumë se 350 predikime të ruajtura deri më sot.

Lutje

Dëshirojmë të të falënderojmë Ty At qiellor për rezervat e mrekullueshme që na ke dhënë përmes Frymës së Shenjtë. Të falënderojmë që secili prej nesh që e ka vendosur besimin në Jezu Krishtin ka privilegjin e Frymës që banon brenda nesh. Lutemi që Ai të mund të na mbushë në mënyrë që të na tregojë Krishtin dhe ta formojë Atë brenda nesh ditë pas dite. I kërkojmë këto gjëra për veten dhe për njëri-tjetrin për lavdinë e emrit Tënd madhështor.

Gjon Stot (John Stott, 1921–2011). Predikues Anglikan Anglez që për shumë vite shërbeu si rektori i All Souls Church në Londër. Stot ishte një prej ideatorëve kryesorë të Konventës së Lozanës (1974). Mes librave të tij të panumërt përfshihen edhe Bazat e Krishterimit si dhe disa komentarë nga seria Bibla Flet Sot të cilët janë të disponueshëm edhe në gjuhën Shqip.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*