Çfarë është besimi në Jezu Krishtin?

Pyetja 30

Çfarë është besimi në Jezu Krishtin?

Besimi në Jezu Krishtin është pranimi i gjithë të vërtetës që Perëndia na ka zbuluar në Fjalën e Tij, t’i zëmë besë atij dhe gjithashtu ta pranojmë dhe të prehemi vetëm tek Ai për shpëtimin tonë ashtu siç na është ofruar në Ungjill.

Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.

Galatasve 2:20

Komentim

Përmbi gjithë të tjerët, përkufizimi më i mirë, më i qartë, më i përsosur dhe më në përputhje me Shkrimin për besimin shfajësues që mund të mendoj është ky, besimi është përqafimi i plotë prej shpirtit tonë i Jezu Krishtit si Shpëtimtar. Kjo quhet besim, për shkak se besimi është veprimi i parë i shpirtit në përqafimin e historisë apo zbulesës; dhe ky përqafim, kur bëhet fjalë për zbulesën apo një gjë të shpallur, më së miri quhet besim sesa dashuri apo zgjedhje… Përkufizimi mund të shprehet me këto fjalë: besimi është pranimi dhe mbështetja e plotë në zbulesën e Jezu Krishtit si Shpëtimtari ynë. Mund të thuhet edhe kështu: besimi është përqafimi i të vërtetës së Perëndisë që na e zbulon Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë. Ose, besimi është pranimi dhe varësia e plotë e shpirtit tek e vërteta e Perëndisë që e zbulon Krishtin si Shpëtimtarin tonë. I tërë shpirti bie dakord, afirmon dhe përqafon të vërtetën. Ka një dorëzim të plotë të mendjes dhe zemrës ndaj zbulesës, një afrimitet me të, një pranim i saj me besim, prirje dhe me ndjenja.

Xhonatan Eduards (Jonathan Edwards, 1703–1758). Predikues Amerikan i epokës koloniale, teolog dhe filozof. Eduards u bë pastor i kishës së tij në Northampton, Masaçusets në vitin 1726. Ai është bërë i famshëm për predikimin e tij “Mëkatarë në duart e një Perëndie të zemëruar” si dhe për librat e tij Qëllimi për të Cilin Perëndia e Krijoi Botën dhe Trajtim i Ndjenjave Fetare. Eduards vdiq nga vaksinimi kundër lisë pak pasi kishte marrë presidencën e Kolegjit të Nju Xhersit (që më vonë u bë Universiteti Princton).

Lutje

Le të lutemi bashkë me dishepujt, “Zot na e shto besimin” dhe bashkë me atë mjeran në ungjill, “Zot unë besoj, ndihmo mosbesimin tim.”

Riçard Sibes (Richard Sibbes, 1577–1635). Teolog Puritan Anglez që në fillim të shekullit të 17-të njihej në Londër si “Doktori Qiellor Sibes.” Ai predikoi në Kishën Greis In në Londër dhe në Selinë ‘Master of Kathrin’ në Kembrixh. Vepra e tij më e famshme ishte Kallami i Thyer dhe Kandili që bën tym.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*