Pranoje pajtimin e tij!

20 Dhjetor

prej John Piper

Pranoje pajtimin e tij!

E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.

Romakëve 5:11

Praktikisht si e pranojmë pajtimin dhe si ngazëllohemi në Perëndinë? Përgjigja: përmes Jezu Krishtit. Kjo do të thotë që të paktën pjesërisht ta bëjmë portretin e Jezusit në Bibël – fjalët dhe veprat e Jezusit të portretizuara në Dhiatën e Re – përmbajtjen thelbësore të ngazëllimit tonë në Perëndinë. Ngazëllimi që nuk ka si përmbajtje vetë Krishtin nuk e nderon Krishtin.

Tek 2 Korintasve 4:4-6 Pali e përshkruan kthimin në besim në dy mënyra. Në vargun 4 ai thotë që kthimin në besim është të parët e “lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë.” Dhe në vargun 6 ai thotë, “njohuria e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.” Në të dyja rastet, mund ta dalloni idenë kryesore. Kemi Krishtin, shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe kemi Perëndinë në fytyrën e Krishtit.

Praktikisht, për t’u ngazëlluar në Perëndinë, ngazëlloheni në atë që shihni dhe njihni prej Perëndisë në portretin e Jezu Krishtit. Kjo e arrin përjetimin e saj të plotë kur dashuria e Perëndisë derdhet në zemrat tona përmes Frymës së Shenjtë (Romakëve 5:5).

Perëndia jo vetëm që bleu pajtimin tonë përmes vdekjes së Zotit tonë Jezu Krisht (Romakëve 5:10), jo vetëm që Perëndia na aftësoi ta pranojmë këtë pajtim përmes Zotit tonë Jezu Krisht, por edhe tani ne mburremi në vetë Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht.

Jezusi bleu shpengimin tonë. Jezusi na aftësoi ta pranonim pajtimin dhe ta hapnim këtë dhuratë. Vetë Jezusi shkëlqen përmes kësaj dhurate – dhuratës së papërshkrueshme – si Perëndia në mish dhe e trazon gjithë ngazëllimin tonë në Perëndinë.

Shiko drejt Jezusit këtë Krishtlindje. Pranoje pajtimin që ai bleu. Mos e lër në raft të pahapur. As mos e hap dhe pastaj ta bësh mjetin drejt gjithë kënaqësive të tua të tjera. Hape dhe kënaqu me dhuratën. Ngazëllohu në të. Bëje atë kënaqësinë tënde. Bëje atë thesarin tënd.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*