20 Shkurt – Octavius Winslow

20 Shkurt

Sepse nuk keni hyrë akoma në pushimin dhe në trashëgiminë që Zoti, Perëndia juaj, ju jep.” ‭‭Ligji i Përtërirë‬ ‭12:9‬

Sa mendim thellësisht i kënaqshëm dhe tepër udhëzues që është ky – e ardhmja e prehjes qiellore. Kur na thuhet që ende nuk kemi hyrë në prehjen dhe në trashëgiminë që Zoti Perëndia ynë na jep, po na kujtohet me butësi që secili prej nesh ka një vend që duhet të zërë në jetë, një sferë ndikimi që duhet ushtruar, një mision që duhet plotësuar. Ideja e përgjegjësisë personale, e ndikimit individual, dhe e veprimit të palodhur menjëherë na vjen në mendje. “Nuk kam arritur ende në qiell – atëherë, pse jam këtu? Sigurisht që është për një synim i cili përputhet me qenien time intelektuale dhe frymërore, dhe i denjë për Atë i cili ende më mban në tokë. Duhet të jetë që kam diçka për të bërë, diçka që duhet ta duroj, për Krishtin – një pjesë aktive apo pasive të cilën duhet ta plotësoj. Zot, çfarë dëshiron të bëj apo të vuaj për Ty?” Oh, ekziston një thellësi e pahulumtueshme e urtësisë hyjnore në planin që na mban kaq gjatë jashtë qiellit. Bota ka nevojë për ne, dhe ne kemi nevojë për botën. Ajo ka nevojë që ne ta ndriçojmë dhe ta shenjtërojmë; ne kemi nevojë për të si fusha e konfliktit tonë, dhe si shkolla në të cilën mësojmë të kultivojmë hiret tona. Ne kemi nevojë për botën jo si një dhomëz heremiti, por si një teatër gjigant ku të zhvillohet Krishterimi ynë para engjëjve dhe njerëzve në arritjet e lutjes, në triumfin e besimit, në mundimet e dashurisë, dhe në durimin e vuajtjes.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*