29 Mars – Octavius Winslow

29 Mars

“Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.” ‭Psalmei ‭119:75‬

Shenja e një dashurie të zellshme për Perëndinë është kur shpirti i jep të drejtë Perëndisë në të gjitha trajtimet e tij të urta dhe të hirshme; nuk rebelohet, nuk murmurit, nuk ankohet, por me butësi dhe në heshtje e pranon rrethanën pavarësisht se është shumë sprovuese. Dashuria hyjnore në zemër e cila thellohet dhe zgjerohet drejt Perëndisë prej edhe nga buron, në momentin e sprovës ka për të shpallur, “Perëndia im më ka goditur, por Ai është ende Perëndia im, besnik dhe i dashur. Kjo rrethanë sprovuese e ka fillesën në dashuri, më flet me zërin e dashurisë, mbart me vete mesazhin e dashurisë dhe është dërguar për ta tërhequr zemrën time gjithnjë e më afër Perëndisë së dashurisë, prej nga edhe erdhi.” Lexues i dashur, a je një nga të sprovuarit e Zotit? Lum ti nëse ky është rezultati i shenjtë dhe i bekuar i mënyrës sesi Ai po të trajton. Lum ti nëse dëgjon zërin e dashurisë në këtë disiplinë, duke e afruar zemrën tënde të pikëlluar dhe të vetmuar me Perëndinë prej të cilit erdhi disiplina. Por kur dashuria për Perëndinë është dobësuar, e kundërta e kësaj është gjendja e një besimtari të sprovuar dhe të pikëlluar; mendimet e vështira të Perëndisë në trajtimin e Tij mund të konsiderohen si një simptomë e pamohueshme e një dobësimi të tillë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*