Si Shkrimi prodhon besim?
nga John Piper
Një dëgjues i podkastit tuaj i quajtur Kobi i cili duket se është vizitor i rregullt në blogun tonë desiringGod.org na shkruan dhe pyet: “Në videon tuaj prezantuese për serinë “Look at the Book / Shiko Librin” ju i lidhët ‘shkrimet e shenjta’ me ‘Shkrimin’ dhe pastaj thatë që këto shkrime të frymëzuara prodhojnë apo sjellin ‘besim në Krishtin Jezus’ për shpëtim. Por më duket sikur Shkrimi në këtë varg e bën dikë të ditur për shpëtimin ME ANË TË besimit, prandaj besimi është mjeti përmes të cilit Shkrimi prodhon shpëtim, dhe jo që Shkrimi prodhon besim. Prandaj pyetja ime është kjo: si mund ta merr fjalën ‘me anë të’ apo ‘përmes me kuptimin që ‘prodhon’ apo ‘jep’? Si arrin në konkluzionin që Shkrimi prodhon besim përmes këtij teksti?”
Kjo është pyetje e ndërlikuar. Jam i sigurt që edhe ju po mendoni: Çfarë? Çfarë u tha? Prandaj më lejoni t’i përgjigjem në një mënyrë që e qartëson pyetjen dhe nuk mendoj që do të na duhet shumë kohë. Mezi pres që ta bëj këtë gjë më shpesh në mënyrë që njerëzit të cilët i shohin videot e serisë ‘shiko librin’ ju lind një pyetje tjetër dhe ju shkruajnë, dhe ju i lidhni së bashku ‘shiko librin’ dhe APJ (Pyet Pastor John-in). Por le ta shohim vargun. E kemi fjalën për vargun 2 Timoteu 3:15, “Dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.”
Tani Kobi thotë, mendoj që këto janë fjalët e tij: Më duket se Shkrimi e bën dikë të ditur për shpëtim me anë të bësimit prandaj besimi është mjeti përmes të cilit Shkrimi prodhon shpëtim, dhe jo që Shrimi prodhon besim. Kobi i sheh këto të dyja si alternativa. Ose Shkrimi prodhon apo sjell shpëtim ose Shkrimi prodhon besim. Por unë nuk i shoh si alternativa. Që të dyja janë të vërteta dhe që të dyja janë thelbësore. Shkrimi na bën të urtë për shpëtimin përmes besimit. Po, besimi është mjeti përmes të cilit Shkrimi na çon në shpëtim. Kjo është e saktë. Dhe Shkrimi e bën këtë gjë duke zgjuar dhe prodhuar, apo duke sjellë – kjo është fjala që kam përdorur në video – besim. Me fjalë të tjera, nëse besimi është thelbësor për shpëtim, dhe kështu është, atëherë nëse Shkrimet do të na udhëheqin në shpëtim, Shkrimet duhet ta bëjnë këtë duke zgjuar, prodhuar apo dhënë besim.
Prandaj Kobi është duke pyetur; Si arrin ti në konkluzionin që Shkrimi prodhon besim nga ky tekst? Përgjigja ime është kjo: Më duket që kjo kërkohet nga fjalët e përdorura. Ja tek janë fjalët e vagut sërish. Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus. Nëse shkrimet e shenjta na udhëheqin në shpëtim përmes besimit në Jezusin atëherë ato duhet të jenë mjeti që përdoret prej Perëndisë për të zgjuar besimin tonë. Domethënë, ato prodhojnë besim. Pastaj të njëjtën gjë e shoh të konfirmohet tek Romakëve 10. Besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi nga Fjala e Perëndisë.
Prandaj më lejoni ta mbyll me një zbatim përtej asaj që na kërkon Kobi për shkak se mendoj që është me vend në këtë moment. Shkrimet e shenjta për të cilat po flet Pali që na udhëheqin në shpëtim dhe prodhojnë besim që na sjell shpëtim janë Shkrimet e Dhiatës së Vjetër. Këto e bënë Timoteun të ditur për shpëtim me anë të besimit në Jezu Krishtin. Kjo është e mahnitshme. Shkrimet e Dhiatës së Vjetër janë dhënë nga Perëndia për të na çuar tek besimi në Jezu Krishtin. Ato nuk janë synim në vetëvete. Romakëve 10:4 thotë, “Sepse përfundimi i ligjit” – dhe këtu mendoj që e ka fjalën për udhëzimin e Perëndisë në Dhiatën e Vjetër – përfundimi apo synimi i ligjit, “është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.” Në këtë mënyrë Shkrimet na bëjnë të ditur për shpëtimin. Ato e përgatisin mendjen tonë, botëkuptimin tonë dhe zemrat tona në mënyrë që kur të shpallet Jezu Krishti të jemi gati, të jemi të mençur, të besojmë dhe të shpëtohemi.
Original Article from DesiringGod.org
Përkthimi nga www.fjaletejetes.com
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!