Nëse vullneti ynë nuk është i lirë, a jemi përgjegjës?

nga Pastor John Piper

Pastor John, ju thatë që njerëzi nuk kanë vullnet të lirë, në kuptimin që nuk kanë vetëvendosje përfundimtare në zgjedhjen e Krishtit. Këtë thatë në episodin tonë të kaluar. Prandaj, nëse nuk ka vullnet të lirë në këtë kuptim, dhe si rrjedhim Perëndia është shkaku përcaktues përfundimtar që në fund të fundit vendos zgjedhjen time të Krishtit, atëherë si mbahen mëkatarët përgjegjës për atë që nuk mund ta bëjnë dot?

E drejtë. Herën e fundit kemi parë nga Romakëve 8:7 dhe 1 Korintasve 2:14 që nuk mundemi… nuk e kemi aftësinë morale për të kuptuar dhe për t’iu nënshtruar vullnetit të Perëndisë në Krishtin. Nuk e kemi aftësinë që ta shohim Atë si të bukur. Ai nuk është tërheqës për ne. Ne jemi frymërisht të verbër dhe të vdekur. Atëherë, a mund të na kërkohet llogari? Kjo është pyetja. Tani, Bibla thotë që ne jemi përgjegjës për atë të cilën nuk mund ta bëjmë dot në këtë kuptim. Prandaj, ajo për të cilën po pyesim në të vërtetë është: A ka një mënyrë për ta kuptuar këtë gjë? Dua të them që, nëse është e qartë që jemi përgjegjës dhe që nuk mund ta krijojmë dot atë lloj lirie që na duhet të kemi në mënyrë që ta përqafojmë Krishtin si bindës, kjo është çështja. Mendoj që në Bibël gjejmë ndihmë për të kuptuar sesi funksionon kjo gjë.

Tek Romakëve 1:18 thuhet kështu. Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi. Kjo është ajo që bëjmë ne njerëzit. Ne e mbytim të vërtetën. Meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Prandaj, secili e njeh Perëndinë. Të gjithë e kanë parë Perëndinë dhe e njohin Atë. Vargu 20 thotë, Me qëllim që ata të jenë të pafalshëm. Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan. Që… dua të them, se ajo fjalë që apo prandaj është shumë e ngarkuar me kuptim teologjik. Prandaj ata janë të pajustifikueshëm. Prandaj ata janë përgjegjës për shtypjen e të vërtetës. Pra, Bibla e trajton çështjen e llogaridhënies. Ka diçka para asaj fjale prandaj. Çfarë janë ata? Ja se çfarë gjejmë në tekst. Ju duhet të keni akses në njohurinë ndaj të cilës priret që të reagoni. Prandaj, ata e kanë atë njohuri, prandaj ata janë pa justifikim. Nëse nuk do ta kishit njohurinë është e qartë që do të kishit një justifikim. Për shkak se dinin për Perëndinë, ata janë pa justifikim kur nuk e adhurojnë Atë.

Dhe gjëja e dytë është – dhe kjo mendoj që nënkuptohet nga e para – aftësia mendore apo natyrale për ta njohur Atë. Nëse nuk keni tru nuk do të kishte kuptim të thoshim që jeni përgjegjës për ta njohur Atë. Prandaj, një foshnjë për shembull, duket sikur nuk përshtatet me këtë kriter, një foshnjë e vogël e sapolindur. Ai apo ajo nuk e ka kapacitetin mendor për të përmbushur kriterin e të qënurit pa justifikim, domethënë, që ka justifikim për të parë dhe njohur Perëndinë.

Prandaj nga ky dhe nga tekste të tjerë Jonatan Eduards dhe të tjerë kanë vënë në dukje që ekziston një lloj paaftësie që na justifikon dhe një lloj pamundësie, skllavërie që nuk na justifikon. Atë që na justifikon Eduardsi e quajti paaftësi natyrale kurse tjetrën paaftësi morale. Prandaj, më lejoni ta shpjegoj. Paaftësia natyrale do të thotë që nuk mund ta bëni dot atë që nga thellësia e shpirtit doni ta bëni. Nëse kjo ndodh, nuk jeni përgjegjës për faktin që e keni bërë. Nëse jeni një person tetraplegjik i shtrirë në dysheme dhe ju thuhet të çoheni pa kurrëfarë ndihme, nuk jeni përgjegjës që ta bëni. Por nëse jeni shtrirë në dysheme për shkak se kjo gjë ju pëlqen shumë, e doni aq shumë saqë as që mund të dëshironi të çoheni, ju jeni përgjegjës. Me fjalë të tjera, ekziston një pamundësi reale, një pamundësi reale morale që ju lë ende përgjegjës. Mospëlqimi i diçkaje aq shumë sa nuk mund ta bëjmë, kjo na lë përgjegjës. Kjo është lloji i pamundësisë në Bibël që thotë s’mund të vini dot tek Krishti. Nuk mund t’i nënshtrohemi dot Krishtit. Nuk mund ta pranojmë dot si thesarin tonë, jo për shkak se jemi të lidhur me zinxhirë fizikisht, por për shkak se jemi moralisht të prishur, të errësuar dhe rebelë dhe duam më tepër errësirën sesa dritën dhe nuk mund të vijmë tek drita, dhe kjo është arsyeja pse hiri i Perëndisë është aq i çmuar dhe aq i domosdoshëm për të mposhtur vebërinë tonë dhe ngurtësinë e zemrës tonë të cilat na pengojnë ta shohim Jezusin si të bukur.

Kjo është lindja e re. Në lindjen e re era fryn ku të dëshirojë. Ju ia dëgjoni tingullin. Nuk e dini se nga vjen apo ku po shkon. Kështu është edhe me këdo që ka lindur prej frymës. Nuk e bëni ju të ndodhë lindjen e re. Fryma i Shenjtë fryn mbi ju dhe papritur ju logjikoni. Ju shikoni. Krishti është i bukur. Qielli është i ndritshëm. Ferri është i tmerrshëm. Udha e shpëtimit është e lavdishme dhe ju besoni.

Askush nuk mund të vijë tek unë nëse Ati që më ka dërguar nuk e tërheq tek unë. Kemi nevojë që Jezusi ta mposhtë këtë skllavëri ndaj mëkatit në të cilën kemi qenë gjithë jetën tonë.

Ja se çfarë ndodhi kur ishim të verbër. Sipas 2 Korintasve 4:6, “Perëndia që tha: ‘Le të ndriçojë drita në errësirë’, është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t’na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.” Papritur përmes lindjes së re, përmes kësaj thirrjeje hyjnore të Perëndisë në jetën tonë, u bëftë drita, e shohim për herë të parë Krishti në një mënyrë bindësi dhe kështu veprojmë lirshëm dhe me arsye për herë të parë në jetën tonë dhe e përqafojmë atë i cili është pafundësisht i lavdishëm.

Ndoshta një herë tjetër mund të flasim se si është kjo liri, por ideja është kjo: Po, ne jemi përgjegjës dhe po jemi në skllavëri, për shkak se skllavëria jonë është morale dhe jo fizike.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*