Ofendimi i Muhamedit dhe Dënimi i Krishtit

14 Shtator 2012 | prej David Mathis

Unikaliteti dhe bukuria e Jezusit shfaqet kur ndjekësit e tij reagojnë me hir kur ai poshtërohet.

Kur ndjekësit e Islamit reagojnë ndaj talljes së figurës së tyre qëndrore me dhunë dhe mizori sigurojnë “një përshkrim tjetër të gjallë për dallimin mes Muhamedit dhe Krishtit dhe çfarë do të thotë të ndjekësh secilin prej tyre,” thotë Xhon Pajpër.

Pajpër bie dakord që jo të gjithë Muslimanët e aprovojnë dhunën, por vë në pah se ende kemi të bëjmë me një mësim të thellë: “Vepra e Muhamedit është bazuar mbi të qënurit i nderuar dhe vepra e Krishtit është bazuar mbi të qënurit i ofenduar. Kjo gjë prodhon dy reagime shumë të ndryshme ndaj talljes.”

Një ndryshim i thellë mes Jezusit dhe Muhamedit

Jezusi është unik. Të krishterët besojnë se ka një bukuri hyjnore në talljen të cilës ai iu nënshtrua vullnetarisht duke u bërë njeri – sepse tallja, poshtërimi, plagosja dhe vdekja janë për ne dhe për shpëtimin tonë. Pajpër vazhdon në artikullin e tij të vitit 2006 “Të tallurit: Thelbi i Veprës së Krishtit dhe jo asaj të Muhamedit.”

Nëse Krishti nuk do të ishte poshtëruar, nuk do të kishte shpëtim. Kjo ishte vepra e tij shpëtuese: të poshtërohej dhe të vdiste për t’i shpëtuar mëkatarët prej zemërimit të Perëndisë. Shtegu i talljes ishte premtuar qysh tek Psalmet: “Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën” (Psalmi 22:7). “I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit… i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.” (Isaia 53:3).

Në momentin kur ndodhi në fakt ishte më keq se ç’pritej. “Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq. Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: ”Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!”. Pastaj e pështynë.” (Mateu 27:28-30). Reagimi i tij ndaj gjithë këtyre ishte durim i heshtur. Kjo ishte vepra që ai erdhi të bënte. “Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.” (isaia 53:7).

Kjo gjë nuk ishte e vërtetë për Muhamedin. Shumica e Muslimanëve nuk e besojnë se është e vërtetë as për Jezusin. Shumicës së Muslimanëve u është thënë që Jezusi nuk u kryqëzua… Një reagim i mirëfilltë Musliman është të mënjanojnë “turpërimin” e kryqit.

Ky është dallimi më bazë mes Krishtit dhe Muhamedit dhe mes një Muslimani dhe një ndjekësi të Krishtit. Për Krishtin, përballja me durim e talljes së kryqit ishte thelbi i misionit të tij. Dhe për një ndjekës të vërtetë të Krishtit durimi i vuajtjes për lavdinë e Krishtit është thelbi i bindjes. “Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.” (Mateu 5:11).

Reagim me Dashuri dhe me Ungjillin e Hirit

Pajpër vazhdon të thotë,

Gjatë jetës së tij në tokë Jezusi u quajt kopil (Gjoni 8:41), pijanec (Mateu 11:19), blasfemues (Mateu 26:65), djall (Mateu 10:25), dhe ai u premtoi ndjekësve të tij të njëjtën gjë: “Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t’i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!” (Mateu 10:25).

Karikatura dhe tallja e Krishtit ka vazhduar deri në ditën e sotme. Martin Skosese e portretizoi Jezusin në filmin Tundimi i Fundit i Krishtit si dikush i ngarkuar me dyshim dhe i pushtuar prej epshit seksual. Andres Serano u financua prej Çmimet Kombëtare për Artet për të pikturuar Jezusin në kryq të zhytur në një shishe me urinë. Kodi i Davinçit e portretizoi Jezusin si thjesht një të vdekshëm që u martua dhe bëri fëmijë.

Si duhet të reagojnë ndjekësit e tij? Nga njëra anë, ne brengosemi dhe zemërohemi. Nga ana tjetër, identifikohemi me Krishtin, dhe përqafojmë vuajtjen e tij, ngazëllojmë në mundimet tona dhe themi bashkë me apostullin Pal që hakmarrja i përket Zotit, le t’i duam armiqtë tanë dhe t’i fitojmë me ungjillin. Nëse Krishti e bëri veprën e tij duke u poshtëruar edhe ne duhet ta bëjmë veprën tonë në të njëjtën mënyrë…

Çfarë do të thotë e gjitha kjo

Çfarë kuptimi pra ka e gjitha kjo kur ndjekësit e Muhamedit i kursejnë atij ato lloj talljesh të cilat Jezusi i përqafoi dhe i mësoi ndjekësit e tij të bënin të njëjtën gjë?

Do të thotë që një fe pa një Shpëtimtar të poshtëruar nuk ka për t’i duruar poshtërimet për t’i fituar tallësit. Do të thotë që kjo fe është e destinuar të mbajë barrën e pamundur të lartësimit të nderit të atij që nuk vdiq dhe të ringjallej sërish për ta bërë këtë gjë të mundur. Do të thotë që Jezu Krishti është ende e vetmja shpresë për të patur paqe me Perëndinë dhe me njerëzit. Do të thotë që ndjekësit e tij duhet të jenë të gatshëm të “marrin pjesë në mundimet e tij, duke u bërë vetë të ngjashëm me të në vdekjen e tij.” (Filipianëve 3:10)

Read it in English

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*