Pse Jezusi është plotësisht i besueshëm?

nga John Piper

“Po ju them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ketë ndodhur, të besoni se unë jam Krishti” (Gjoni 13:19).

Vetë Jezusi mësoi që të gjitha profecitë rreth Tij do të përmbusheshin. Me fjalë të tjera, ne kemi një dëshmi, jo vetëm që shkrimtarët vetë e panë jetën e Jezusit si përmbushje të profecive por kështu bëri edhe Ai.

Për shembull, tek Luka 22:37, Jezusi thotë, “Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: “Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit”. Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre” (shih Isaia 53:12). Jezusi e pa që parashikimet për Mesian dhe vuajtjet e tij do të plotësoheshin në Të.

Jezusi e mori parimin e Gjoni 13:19 dhe paratha shumë detaje për atë që do t’i ndodhte Atij në mënyrë që ne të besonim kur të ndodhnin. “Pastaj nisi t’u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet” (Marku 8:31) Jezusi i pa parashikimet për Mesian dhe vuajtjet e tij që u plotësuan në Të.

* Ai parashikoi që vdekja e Tij do të ndodhte përmes kryqëzimit (Gjoni 3:14, 12:32).
* Ai parashikoi që dishepujt e Tij do të gjenin një kërriç të cilit nuk i kishte hipur askush kur të shkonin në qytet (Luka 19:30).
* Kur dishepujt hynë në Jerusalem atë të enjte të fundit ai parashikoi që ata do të takonin një burrë me një shtambë me ujë i cili do kishte një dhomë në të cilën do të hanin Pashkën (Luka 22:10).
* Pas tre vitesh pritje, Ai e dinte orën ekzakte të largimit të Tij nga kjo botë (Gjoni 13:1).
* Jezusi e dinte që do ta tradhëtonin, kush do ta tradhëtonte dhe kur do të ndodhte (Gjoni 6:64, 13:1, Mateu 26:2, 21).
* Ai e dinte dhe e parashikoi faktin dhe kohën e mohimit të trefishtë të Pjetrit (Mateu 26:34).
* Jezusi parashikoi që dishepujt do ta braktisnin dhe do shpërndaheshin (Mateu 26:31, Gjoni 16:32, Zakaria 13:7).
* Jezusi profetizoi që do të “ngrihej lart nga toka” (Gjoni 12:32). Kjo do të thotë që nuk do ta vrisnin me gurë por do të kryqëzohej – jo nga Judenjtë por nga Romakët. Prandaj vendimi i Pilatit dhe i Judenjve për mënyrën sesi ta hiqnin qafe ishin përmbushje e parashikimit të Tij.

Ai i bëri të gjitha këto parashikime sipas Gjonit 13:19 që ne të besojmë se Ai është Perëndi, që të besojmë se ajo që Ai thotë për Veten është e vërtetë.

Me fjalë të tjera, Jezusi po thotë, “Nëse e keni të vështirë të besoni që Unë jam Mesia i premtuar, që Unë jam Ai që ishte në fillim me Perëndinë dhe ishte Perëndi (Gjoni 1:1), që Unë jam Biri hyjnor i Perëndisë që mund t’i falë të gjitha mëkatet tuaja dhe t’ju japë jetë të përjetshme, t’ju drejtoj në shtegun drejt qiellit, atëherë dëshiroj t’ju ndihmoj të besoni. Një nga mënyrat sesi do t’ju ndihmoj të keni një besim të themeluar mirë është duke ju treguar çfarë do të më ndodhë para se të ndodhë, në mënyrë që kur të ndodhë të kini arsye të forta për të besuar në Mua.”

SHKARKO – Dashuri e Tejskajshme Ebook

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*