Vizita e shumëpritur!
3 Dhjetor
“Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet; dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë…” – Luka 1:68:71
Vini re dy gjëra të jashtëzakonshme nga këto fjalë të Zakarias tek Luka 1.
Së pari, nëntë muaj më parë Zakaria nuk mund ta besonte që gruaja e tij do lindte një fëmijë. Tani i mbushur me Frymën e Shenjtë, ai është shumë i sigurt për veprën shpenguese të Perëndisë në ardhjen e Mesias saqë e vendos këtë gjë në kohën e shkuar. Për mendjen e besimit, një veprim i premtuar i Perëndisë është i kryer. Zakaria kishte mësuar ta besonte fjalën e Perëndisë prandaj ka një siguri të jashtëzakonshme: “Perëndia na ka vizituar dhe na ka shpenguar!”
Së dyti, ardhja e Jezus Mesias është vizita e Perëndisë në botën tonë: “Perëndia i Izraelit na ka vizituar dhe na ka shpenguar.” Për shekuj me rradhë, populli Jude kishte vuajtur nën dorën e Romës. Gjithë njerëzit e perëndishëm në Izrael po prisnin vizitën e Perëndisë. Luka na thotë tek kapitulli 2 vargu 25 që Simeoni i devotshëm “ishte duke pritur ngushëllimin e Izraelit.” Luka 2:38 është pjesë e lutjes së Anës ku thuhet, “u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.”
Këto ishin ditë pritjesh të mëdha. Tani ishte gati të ndodhte vizita e shumëpritur e Perëndisë – me të vërtetë ai ishte gati të vinte në një mënyrë që nuk e priste askush.
© Desiring God
Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.
By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org