Biri i Perëndisë u shfaq!

24 Dhjetor

Djema, kurrkush mos ju mashtroftë: ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë ai. Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit. – 1 Gjoni 3:7-8

Kur vargu 8 thotë, “prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit,” cilat janë këto “vepra të djallit” për të cilat flet Gjoni? Përgjigja është e qartë prej kontekstit.

Së pari, vargu 5 është një paralel i qartë, “Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona.” Fraza “ai u shfaq për të…” shfaqet në vargjet 5 dhe 8. Prandaj gjasat janë që “veprat e djallit” të cilat Jezusi erdhi t’i shkatërronte janë mëkatet. Pjesa e parë e vargut 8 e bën shumë të qartë: “Kush kryen mëkat është nga djalli; sepse djalli mëkaton nga fillimi.”

Çështja në këtë kontekst është mëkati, nuk janë sëmundjet, makina e prishur apo orari ngatërruar. Jezusi erdhi në botë për të na ndihmuar të pushojmë së mëkatuari.

Më lejoni ta vendos këtë gjë përkrah të vërtetës nga 1 Gjoni 2:1, “Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni.” Me fjalë të tjera, jam duke shpallur qëllimin e Krishtlindjes (3:8), qëllimin e mishërimit. Pastaj Gjoni shton (2:2), “dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.”

Por shihni se çfarë kuptimi ka tani: do të thotë që Jezusi u shfaq në botë për dy arsye. Ai erdhi që ne të mos vazhdojmë të mëkatojmë; dhe erdhi që të vdiste në mënyrë që të bëhej shlyerja – një sakrificë zëvendësuese që heq tej zemërimin e Perëndisë – për mëkatet tona, nëse mëkatojmë.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*