Ylli i mbinatyrshëm i Betlehemit!

8 Dhjetor

Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar.” – Mateu 2:2

Herë pas here Bibla na ngjall kuriozitetin për mënyrën sesi ndodhën gjëra të caktuara. Si i solli ky “yll” dijetarët nga lindja në Jerusalem?

Nuk thuhet që ylli i udhëhoqi apo shkoi para tyre. Thuhet vetëm që ata panë një yll në lindje (vargu 2) dhe erdhën në Jerusalem. Si shkoi ylli para tyre ato 10 kilometra nga Jerusalemi në Betlehem ashtu si thuhet në vargun 9? Si qëndroi ylli mbi vendin ku ishte Fëmija?”

Përgjigja është kjo: nuk e dimë! Ka pasur shumë përpjekje për ta shpjeguar përmes mbivendosjes së planeteve, kometave, supernovave apo dritave të mrekullueshme. Ne thjesht nuk e dimë. Dua t’ju këshilloj që të mos preokupoheni së tepërmi me teoritë në zhvillim të cilat janë thjesht tentativa dhe në fund të fundit kanë fare pak domethënie frymërore. Rrezikoj të bëj një përgjithësim kur ju paralajmëroj: Njerëzit që ushtrohen dhe preokupohen me gjëra të tilla, si funksionoi puna e yllit, si u nda Deti i Kuq, si ra mana nga qielli, si mbijetoi Jona në barkun e peshkut dhe si hëna kthehet në gjak, në përgjithësi janë njerëz që kanë një mentalitet për vogëlsirat e parëndësishme, siç i quaj unë. Tek njerëz të tillë nuk dalloni një vlerësim të thellë për të vërtetat qendrore të ungjillit – për shenjtërinë e Perëndisë, drejtësimin vetëm me anë të besimit, punën shenjtëruese të Frymës, lavdinë e kthimit të Krishtit dhe gjykimin përfundimtar. Ata gjithashtu duket se ju udhëheqin nëpër një shteg tjetër me një artikull apo libër të ri. Tek ata ka pak ngazëllim të fokusuar në qendër. Por ajo që është e qartë në lidhje me punën e yllit është që ai po bën diçka të cilën nuk mund ta bënte vetë: po i drejtonte dijetarët tek Biri i Perëndisë në mënyrë që ta adhuronin.

Në botëkuptimin biblik ka vetëm një Person pas qëllimshmërisë në yjet – Vetë Perëndia. Prandaj mësimi është i qartë: Perëndia po i udhëzon të huajt tek Krishti që ata ta adhurojnë. Ai po e bën këtë gjë duke ushtruar ndikim dhe fuqi globale dhe ndoshta madje universale për ta bërë këtë gjë.

Luka tregon që Perëndia ndikoi gjithë Perandorinë Romake në mënyrë që numërimi të ndodhte në kohën ekzakte për të bërë që një virgjëreshë nga Betlehemi të plotësojë profecinë me lindjen e saj. Mateu tregon sesi Perëndi ndikon yjet e qiellit për t’i çuar dijetarët e huaj në Betlehem në mënyrë që të adhurojnë Jezusin. Ky është projektim i Perëndisë. Ai e bëri atëherë. Është duke e bërë ende edhe tani. Qëllimi i tij është që kombet – të gjitha kombet (Mateu 24:14) – të adhurojnë Birin e tij.

Ky është vullneti i Perëndisë për këdo në punën tuaj, në lagjen dhe familjen tuaj. Ashtu si thotë dhe Gjoni 4:23, “të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.”

Në fillim të Mateut kemi ende një model “eja dhe shih”. Por në fund të tij modeli është “shko dhe trego.” Dijetarët erdhën dhe panë. Ne duhet të shkojmë dhe tregojmë.

Ajo që nuk ndryshon është kjo, qëllimi i Perëndisë është mbledhja e të gjitha kombeve që të adhurojnë Birin e tij. Madhërimi i Krishtit në adhurimin e përflakur të të gjitha kombeve është arsyeja pse bota ekziston.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*