28 Shtator – Octavius Winslow

28 Shtator

“Jezusi u përgjigj dhe i tha: ‘Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje, por kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme’.” Gjoni 4:13-14

Zgjidh mëshirën tënde më të çmuar dhe më të ëmbël të përkohshme dhe thuaj, a e kënaq ajo shpirtin? A e kënaq atë me një kënaqësi të plotë, duke mos lënë asnjë mungesë të papërmbushur, asnjë dëshirë të paplotësuar, asnjë boshllëk të pambushur? Ai i plotëson orekset e mendjes? Shko në kopshtin e bekimit të krijesës dhe këput lulen më të bukur, shijo frytin më të ëmbël; shko në dhomën e miqësisë dhe zgjidh atje perlën më të bukur; kalo përreth gëzimit tokësor dhe vendose dorën tënde mbi gëzimin më të madh dhe më të mirë, a është kjo ndjenja dhe fjalët e buzëve të tua, “Jam i kënaqur, nuk dëshiroj më tepër”?

A ta shuan etjen e shpirtit; a ta zbut brengën e zemrës; a t’i plotëson orekset e mendjes; a ta qetëson ndërgjegjen e trazuar dhe a ta heq barrën nga zemra që të dhemb? Oh jo thërrasin lartësia, thellësia, gjatësia dhe gjerësia, “Nuk është në mua, mos jam vallë Perëndi?” Por sa e bekuar është ajo që vërtet të kënaq. Dëgjoni fjalët e hirshme të Shpëtimtarit. “Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje.” A ka shprehur ndonjëherë gjuha një ndjenjë më të vërtetë se kjo? Jezusi është një burim që të kënaq plotësisht. Ata që e kanë provuar Atë mund të dëshmojnë se është kështu. Kënaqësia e Tij nuk është një kënaqësi thjesht në emër, por është kënaqësi reale dhe e vërtetë. Ka një ndjesi të prekshme dhe të përjetuar të shuarjes së shenjtë të etjes. Mendja është e kënaqur. Besimtari nuk është më duke u endur në kërkim të lumturisë dhe prehjes. Ai i ka gjetur të dyja në Jezusin.

Ai është i kënaqur që të mbështesë gjithë përjetësinë e tij mbi veprën e përfunduar të Emanuelit, të jetojë me buzëqeshjen e Tij, të qëndrojë në dashurinë e Tij, të marrë prej hirit të Tij, t’i nënshtrohet vullnetit të Tij, të mbajë kryqin e Tij, të drejtohet prej këshillës së Tij, dhe më pas të merret prej Tij në lavdi. Zoti Jezus i jep kënaqësi shpirtit në të cilin hyn të banojë. Pavarësisht se ato dëshira ishin të pafundme më parë, pavarësisht se ato nevoja ishin urgjente, pavarësisht se ato orekse ishin të pashueshme dhe pavarësisht se mendja nuk ishte e qetë, Jezusi i ka plotësuar dhe i ka kënaqur të gjitha. Fuqia magnetike e dashurisë së Tij e ka tërhequr dhe e ka fiksuar mendjen mbi Veten e Tij. “Ai e kënaq shpirtin e etur dhe e ngop shpirtin e uritur me mirësinë e Tij.”

Besimtari kënaqet që Perëndia ta zotërojë plotësisht, ta qeverisë në mënyrë supreme, ta drejtojë në çdo gjë, të jetë Burimi i vetëm prej të cilit ai pi për lutmurinë e vet dhe me mirënjohje të pranojë, “Të gjitha burimet e mia janë në Ty.” Kështu ai është i kënaqur të jetë çfarë dhe aty ku Ati i Tij e vendos. Ai është i kënaqur që zotëron Perëndinë dhe që duke zotëruar Perëndinë ai a çdo të mirë në Perëndinë. Ai e di se Ati i tij kujdeset për të; dhe se Ai ka marrë përsipër t’i drejtojë të gjitha hapat e tij dhe të sigurojë për të gjitha nevojat e tij. Ankthi i vetëm që ndjen ai në lidhje me të tashmen është se si mund ta përlëvdojë më tepër Mikun e tij të vetëm dhe më të dashur, duke e dorëzuar të ardhmen në duart e Tij me thjeshtësinë e besimit si të një fëmije. Kënaqësia që ndjen nuk është e kufizuar vetëm në të tashmen. Kjo kënaqësi e shoqëron besimtarin në përjetësi. Ajo hyn bashkë me të në banesat e ndritura.

Atje në qetësinë e patrazuar, në gëzimin e pastër, në shkëlqimin e pandërprerë kjo kënaqësi është e përsosur dhe e plotë. “Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.” Shenjtor i lumtur që ke gjetur gjithçka në Jezusin! Shpirt i përlëvduar a do të t’i kujtojmë këto ndjesi të mëkatit, vuajtjes dhe vdekjes? Jo! Gjilpëra e shpirtit tënd nuk dridhet dhe as lëviz më, nuk shpërqendrohet nga drejtimi i saj nga objekte të tjerë mashtrues – Jezusi e ka tërhequr tani dhe e mban atë përjetë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*