29 Qershor – Octavius Winslow

“Sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.” 1 Korintasve 13:9

Pavarësisht gjithë arritjeve tona, sa pak kemi arritur në realitet! Pavarësisht njohurisë tonë, sa pak që dimë në realitet! Në ç’mënyrë sipërfaqësore dhe të papërsosur që njihemi me të vërtetën; me Jezusin i cili është vetë “E Vërteta”, me Perëndinë që na zbulon e Vërteta. “Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët,” – gjithçka është ende engimë në krahasim me atë që do të njohim kur të jenë larguar hijet e paditurisë. Kemi edhe hijet e veprimeve të errëta dhe të dhimbshme të Perëndisë të cilat na mbështjellin.

Ne kemi marrëdhënie me një Perëndi për të cilin thuhet, “Ti je një Perëndi që e fsheh veten.”Ah, të dashur çfarë resh provanie të errët mund të jenë duke u grumbulluar dhe dendësuar përreth shtegut tuaj në të tashmen! Përmes çfarë nate të errët dhe të zymtë mund të jetë duke e drejtuar besimi barkën tuaj të lëkundur mes stuhisë! Ai besim që sheh premtimin dhe jo provaninë, “dritën e shkëlqyer në re,” dhe jo vetë renë e zymtë – ka për ta drejtuar anijen e lëkundur përmes dallgëve.

Kujto që në provaninë e Perëndisë besimtari është pasiv, por për sa i përket premtimeve të Perëndisë ai është aktiv. Në të parën ai duhet të rrijë “i qetë” dhe të dijë që Perëndia mbretëron, dhe se “Gjyqtari i gjithë tokës duhet të bëjë atë që është e drejtë.” Në të dytën, besimi i tij prej fëmije, pa dyshuar dhe pa u lëkundur, duhet të kapë fort atë që thotë Perëndia, dhe se kush është Perëndia, duke besuar se atë që Ai ka premtuar është gjithashtu në gjendje ta përmbushë. Ky duhet të jetë “besimi i fortë, që i jep lavdi Perëndisë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

%d bloggers like this: