Çfarë dëshiron Jezusi këtë Krishtlindje?

“O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time që ti më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës.” – Gjoni 17:24

Çfarë dëshiron Jezusi këtë Krishtlindje?

Përgjigjen mund ta shohim në lutjen e tij. Çfarë gjërash i kërkon Perëndisë? Lutja e tij më e gjatë është Gjoni 17. Kulmi i dëshirës së tij është në vargun 24.

Mes gjithë mëkatarëve të padenjë në botë gjenden atë të cilët Perëndia “ja ka dhënë Jezusit.” Këta janë njerëzit që Perëndia i ka tërhequr tek Biri (Gjoni 6:44, 65). Këta janë të Krishterët – njerëz që e kanë “pranuar” Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin e kryqëzuar dhe të ringjallur; e kanë pranuar atë si Thesarin e jetës së tyre (Gjoni 1:12, 3:17, 6:35, 10:11, 17-18, 20:28). Jezusi thotë se dëshiron që ata të jenë me të.

Nganjëherë dëgjojmë njerëzit që thotë se Perëndia e krijoi njeriun për shkak se ndihej vetëm. Prandaj thonë, “Perëndia na krijoi që të ishim me të.” A bie dakord Jezusi me këtë gjë? Epo, ai e thotë që vërtet dëshiron që ne të jemi me të! Po, por pyetja është pse? Konsideroni pjesën tjetër të vargut. Pse Jezusi dëshiron të jemi me të?

…që ta shohin lavdinë time që ti [Ati] më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës.

Kjo do ishte një mënyrë e çuditshme për të shprehur vetminë e tij. “Dëshiroj që ata të jenë me mua në mënyrë që të shohin lavdinë time.” Në fakt, kjo nuk shpreh vetminë e tij. Kjo gjë shpreh interesimin e tij për përmbushjen e ëndjes tonë dhe jo me vetminë e tij.

Jezusi nuk është i vetmuar. Ai, Ati i tij dhe Fryma e Shenjtë janë thellësisht të kënaqur në bashkësinë e Trinitetit. Ne dhe jo ai jemi ata që kemi nevojë për diçka. Ajo që Jezusi dëshiron këtë Krishtlindje është që ne të përjetojmë atë për të cilën u krijuam – të shohim dhe shijojmë lavdinë e tij.

Dhëntë Perëndia që kjo gjë të ngulitet thellë në shpirtin tonë!

Jezusi na krijoi (Gjoni 1:3) që të shohim lavdinë e tij.

Pak para se të shkonte në kryq Jezusi i shprehu dëshirat e tij më të thella Atit: “O Atë, unë dua që… ta shohin lavdinë time që ti më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës.”

Por kjo është vetëm gjysma e asaj që Jezusi dëshiron në këtë varg të fundit kulminant të lutjes së tij. Sapo iu thashë që në të vërtetë ne u krijuam të shihnim dhe shijonim lavdinë e tij. A është kjo ajo ç’ka ai dëshiron – që jo vetëm të shohim lavdinë e tij por dhe ta shijojmë atë, ta vlerësojmë, të kënaqemi, ta çmojmë dhe ta duam? Mendoni për vargun 26, vargun e fundit të lutjes:

“Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj

ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën

ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta.”

Ky është fundi i lutjes së tij. Cili është synimi përfundimtar i Jezusit? Jo vetëm që thjesht të shohim lavdinë e tij, por që ta duam me të njëjtën dashuri që Ati e ka dashur atë: “që dashuria, me të cilën ti [Ati] më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta.”

Dëshira dhe synimi është që të shohim lavdinë e tij dhe pastaj të jemi në gjëndje ta duam atë që shohim me të njëjtën dashuri që Ati ka për Birin. Ai nuk do të thotë që thjesht imitojmë dashurinë e Atit për Birin. Ai do të thotë që vetë dashuria e Atit bëhet dashuria jonë për Birin – që ne ta duam Birin me dashurinë që Ati ka për Birin. Këtë bën dhe vendos Fryma në jetën tonë: Dashuri për Birin prej Atit përmes Frymës.

Ajo që Jezusi e dëshiron më tepër për Krishtlindjes është që të zgjedhurit e tij të mblidhen dhe të marrin atë që dëshirojnë më tepër – të shohin lavdinë e tij dhe pastaj ta shijojnë me të njëjtën mënyrë si Ati kënaqet me Birin.

Ajo që dëshiroj më tepër për Krishtlindjen këtë vit është të bashkohem me ju (dhe shumë të tjerë) të shohim Krishtin në gjithë plotësinë e tij dhe që së bashku të jemi në gjëndje të duam atë ç’ka shohim me një dashuri përtej aftësive tona njerëzore me gjysmë zemre. Ky është synimi i këtyre meditimeve për Krishtlindje. Së bashku dëshirojmë të shohim dhe shijojmë këtë Jezus “ardhjen” e parë të të cilit po festojmë ndërkohë që presim ardhjen e tij të dytë.

Kjo është lutja bën Jezusi për ne këtë Krishtlindje: “O At, u trego lavdinë time dhe u jep të njëjtën kënaqësi që Ti ke në mua.” E pafshim Krishtin me sytë e Perëndisë dhe e shijofshim atë me zemrën e Perëndisë. Ky është thelbi i qiellit. Kjo është dhurata të cilën Krishti erdhi ta blejë për mëkatarët me koston e vdekjes së tij në vendin tonë.

 

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*