21 Janar – Octavius Winslow

21 Janar

Dhe ne lutemi edhe për këtë: për përsosjen tuaj.” ‭‭2 Korintasve‬ ‭13:9‬

Kërkoni shkallë më të larta të hirit. Le të jetë standardi dhe synimi juaj më i larti. Mos vendosni kufizime ndaj asaj që Perëndia nuk e ka kufizuar. Kurrë mos ndaloni së prituri derisa Ai të pushojë së dhëni. Nëse jeni të kënaqur me masën tuaj të tanishme të hirit nuk ka shenjë më të keqe. Të jesh i kënaqur me një gjendje të palëvizshme në jetën hyjnore të vendos në një pozitë të dyshimtë. Tipari thelbësor i hirit është që ai rritet. Hiri është fara e pavdekshme e Perëndisë dhe nga vetë natyra e tij duhet të mbijë dhe lulëzojë. Nëse besimi yt nuk shtohet, do të shtohen dyshimet; dhe nëse hiri yt nuk forcohet do të forcohen frikërat e tua.

Sikurse ka thënë edhe dikush, mbushe masën me grurë dhe nuk ka për të mbetur vend për byk. Synoni parime më të larta, nëse dëshironi praktika më të larta. Parimet e ulëta në mënyrë të paevitueshme të çojnë në praktika të ulëta. Ruhuni kundër asaj që priret ta dobësojë gjallërinë e hirit tuaj. Ruhuni nga mëkatet tuaja që ju rrethojnë – kini kujdes nga vetë-siguria – kini kujdes nga idhujtaria e krijesës – kini kujdes nga bota. Kini kujdes gjithashtu edhe nga çdo neglizhim i mjeteve të hirit. Perëndia i ka caktuar kanalet përmes të cilave e dërgon hirin e Tij. Kini kujdes që të mos e përbuzni asnjë prej tyre. Një shenjtërore e neglizhuar – një fron hiri i braktisur – një Bibël e pa lexuar – shumë shpejt do të sjellin dobësimin e shpirtit tuaj. Perëndia ka caktuar mjetet e hirit sikurse ka caktuar edhe hirin e mjeteve.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*