Dashuria është e durueshme…
1 Korintasve 13:4-7
“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.”
Prej nga vjen kjo lloj dashurie? Tek Galatasve 5:6 Pali tha, “as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.” Prandaj është e qartë përsa i përket përjetimit tonë të ndërgjegjshëm, besimi, mbështetja, prehja, paqja, të qenurit i kënaqur në Jezusin është burimi prej të cilit rrjedhin veprat e dashurisë.
Prandaj tek Galatasve 5:22 quhet “fryti i Frymës së Shenjtë.” Ky nuk është thjesht një vendim që e merr moment pas momenti, është një fryt, është një rrjedhë, është një vepër e Perëndisë brenda nesh. Prandaj mendoj që është një lloj fryme e përulur varësie tek Krishti brenda shpirtit njerëzor që zgjedh të mirën e të tjerëve.
Mendoni pak për këtë gjë, kjo listë gjërash, nuk janë më së pari zgjedhje që i bëni, shikojini nga afër, për shembull, dashuria nuk vë në dukje, ky është një qëndrim i shpirtit, dashuria nuk krekoset, nuk ka smirë, këto janë mëkate spontane të cilat dashuria nuk i kryen. Këto nuk janë zgjedhje që i bëni, këto janë mënyra sesi jeni. Ose kur thuhet, dashuria gëzohet me të vërtetën, dashuria ka prirjen që të ngazëllojë në të mirën e të tjerëve. Dashuria nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq. Këto janë veprime spontane të një zemre egoiste. Prandaj është e qartë që dashuria këtu është një gjendje e shpirtit tonë.
Ka shumë libra që titullohen “Dashuria është zgjedhje” por kjo nuk është e vërtetë, dashuria është shumë herë më e thellë sesa zgjedhjet, është ajo që po ndodh në shpirtin tim, që më bën të mos jem një person i zemëruar, i irrituar, lakmitar apo arrogant, që do të thotë se kjo vjen nga besimi tek një tjetër fuqia e të cilit vjen dhe ma transformon jetën.
Prandaj ideja nuk është që të merremi drejtpërdrejt me dashurinë. Këtë lloj dashurie duhet ta ndjekim në mënyrë të tërthortë. Duhet ta kërkojmë përmes Jezusit, përmes besimit, përmes një fryme të përulur që është e pëlqyeshme para Atit tonë, përmes pranimit të Frymës së Shenjtë, përmes lutjes për fuqinë e Tij aftësuese, që të na bëjë këtë lloj personi. Pastaj veprojmë lirshëm, nga mbushullia e atij personi – të përulur, që mbështetet tek Krishti dhe që i do të tjerët – në të cilin Ai është duke na formuar.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!