E Enjtja e Mandatit!

nga John Piper

“Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-jetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.” (Gjoni 13:34)

Sot është e enjtja e Mandatit. Ky emër vjen prej fjalës Latinisht mandatum, sipas përkthimit në Latinisht të Gjonit 13:34, “Po ju jap një urdhërim (mandatum novum) të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.” Ky urdhërim u dha prej Jezusit të enjten para kryqëzimit. Prandaj e enjtja e mandatit është “E enjtja e Urdhërimit.”

Ky është urdhërimi, “Ta doni njëri-tjetrin, sikurse unë ju kam dashur.” Atëherë çfarë mund të themi për Galatasve 5:14? “Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten! ”. Nëse i gjithë Ligji përmbushet në “Duaje të afërmin tënd porsi veteveten,” çfarë më tepër mund t’i shtojë përmbushjes së gjithë ligjit urdhërimi, “Duajeni njëri-tjetrin ashtu si Krishti iu deshi ju”?
Unë do të thosha që Jezusi nuk e zëvendësoi as e ndryshoi urdhërimin, “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” Ai e përmbushi dhe dha një shembull të qartë. Ai po thotë,

Ja se çfarë dua të them me frazën “si vetveten.” Më shihni mua. Po them që ashtu si do të donit që dikush t’ju çlironte nga vdekja e sigurt kështu edhe ju duhet t’i çlironi ata nga vdekja e sigurt. Kështu po ju dua unë tani. Vuajtja dhe vdekja ime është ajo që dua të them me “si vetveten.” Ju dëshironi jetë. Jetoni për t’ju dhënë jetë të tjerëve. Sado që t’ju kushtojë.

Prandaj Gjoni thotë, “Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit” (1 Gjoni 3:16). A na deshi Jezusi “ashtu si donte veten”? Dëgjoni Efesianëve 5:2-30, “Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.”

Në tmerret e vuajtjes së Tij, Krishti u mbështet prej “gëzimit që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë” (Hebrenjve 12:2). Ky gëzim ishte ngazëllimi i përjetshëm i popullit të tij të shpenguar, të kënaqur në praninë e mbretit të ringjallur.
Prandaj, le të shohim dashurinë më të madhe në veprim të Enjten e Urdhërimit si dhe nesër në të Premten e Mirë. “Duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund” (Gjoni 13:1). Ai na deshi deri në fund. Prandaj le të prekemi prej kësaj dashurie derisa të bëhet dashuria jonë. “Ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.” Ky është urdhërimi. Kjo është e enjtja e mandatit.

SHKARKO – Dashuri e Tejskajshme Ebook

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*