Gëzim i Madh për të gjithë popullin!
Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit.
Fjala Anglisht “Advent” vjen prej Latinishtes adventus, që do të thotë “ardhja.” Ardhja që kemi parasysh çdo Dhjetor është ardhja e parë e Jezusit dy mijë vjet më parë.
Kjo është një stinë përgatitjeje për atë ditë të veçantë në të cilën kremtojmë ardhjen e Emanuelit – ardhjen e Perëndisë së përjetshëm në mish të dobët njerëzor.
Kjo është mrekullia më e madhe nga të gjitha mrekullitë, diçka tepër marramendëse për ta kremtuar vetëm një ditë të vitit. Periudha e Adventit është një mënyrë për ta zgjatur gëzimin e Krishtlindjes.
Këto 25 lexime devocionale nga John Piper fillojnë në 1 Dhjetor dhe na çojnë deri në ditën e Krishtlindjes. Lutja jonë është që Perëndia t’i përdorë këto lexime për të thelluar dhe ëmbëlsuar adhurimin tuaj për Jezusin ndërsa e ruani atë si qendrën dhe thesarin më të madh të kësaj periudhe Krishtlindjeje. Qirinjtë dhe ëmbëlsirat kanë vendin e tyre por ne duam të sigurohemi që në mes të vrullit dhe nxitimit të Krishtlindjes mbi gjithçka tjetër të adhurojmë Jezusin.
Shkarkojeni librin “GEZIM I MADH për të gjithë popullin”