Jezusi nuk ju do kështu!

prej Jonathan Parnell | 20 Tetor 2013

image

Ose Jezusi vdiq që të shpëtonte kishën e tij ose jo. Nuk një ka mundësi të tretë.

Ose ai e dha veten për nusen e tij, ashtu si na thotë Efesianëve 5:25, ose vdiq që të krijonte mundësinë e shpëtimit të saj gjë e cila varet nga aftësitë e vendimarrjes njerëzore.

A jemi të vdekur në mëkate siç na thuhet tek Efesianëve 2:1-3, apo jemi disi të paaftë? A jemi “larg bregut të qetë dhe të sigurt” apo jemi fundosur deri në fund të oqeanit pa asnjë mundësi që të na kthejnë në jetë? A na hedh Perëndia një komerdare apo na ringjall prej së vdekuri?

A ishte kryqi një triumf mbi mëkatin dhe ligësinë ashtu si na thuhet tek Kolosianëve 2:14-15 apo ishte thjesht një lëvizje e parë mirëdashëse? A është Jezusi fitimtar për hir të kishës së tij, apo thjesht na shtoi disa pikë? A vuajti ai në Golgotë për të demonstruar hirin e Perëndisë karshi mëkatarëve apo ishte thjesht shpallja e një shprese disi-ndoshta-mbase për ata që janë mjaft të zgjuar për të kuptuar?

A e piu Jezusi llumin e kupës së zemërimit të Perëndisë që duhej derdhur mbi popullin e tij, apo thjesht sa e zbehu mëkatin origjinal dhe na e la ne në dorë fatin e shpirtit tonë të përjetshëm?

Mënyra si u përgjigjemi këtyre pyetjeve ka të bëjë shumë me çfarë mendojmë rreth mëkatit tonë dhe lavdisë së Jezusit, prandaj, kjo shkon drejt e në thelb të ungjillit.

Çfarë e bën ungjillin lajm të mirë? A është vetëm mundësia për t’u shpëtuar, gjë e cila do ta keqllogariste jashtëzakonisht aftësinë njerëzore dhe do të minonte fuqinë e gjakut të Jezusit, apo mos është deklarata, “U krye!” – që Jezusi ka shkatërruar çdo pengesë që e mban popullin e tij larg gëzimit të përjetshëm në Perëndinë?

Bibla është e qartë. Ungjilli është vepra e Perëndisë, fitorja e Perëndisë. “Ai bën gjithçka, nga fillimi në fund, kjo përfshin kalimin e njerëzve nga vdekja në mëkat tek jeta në lavdi: ai planifikon, realizon dhe komunikon shpengimin, thërret dhe mban, drejtëson, shenjtëron dhe përlëvdon” (J I Packer, Quest for Godliness, 130). Këtu e shohim dashurinë e tij – atë lloj dashurie që depërton edhe shpirtin më të ngurtë me një fuqi sovrane për shpëtim. Dashuria e Jezusit është një dashuri që shkatërron mëkatin, shtyp kokën e gjarpërit, mund vdekjen dhe i ble njerëzit me gjakun e tij.

Qetësisht dhe në majë të gishtave ai vjen rrotull zemrave tona, jep jetën për të na dhënë një mundësi duke shpresuar që ta ftojmë në jetën tonë…
jo, Jezusi nuk na do kështu!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

%d bloggers like this: