Kalvari nuk anashkalohet!

5 Dhjetor

Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë. Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta. – Luka 2:6-7

Ju mund të mendoni që nëse Perëndia e sundon botën në mënyrë të atillë që të përdorë numërimin e popullsisë nga një perandori në mënyrë që ta çojë Marinë dhe Jozefin në Betlehem, Ai sigurisht që mund të ishte siguruar që ata të gjenin një dhomë të lirë në han.

Po, Ai mund ta kishte bërë këtë gjë. Jezusi mund të kishte lindur në një familje të pasur. Ai mund t’i kishte kthyer gurët në bukë në shkretëtirë. Mund të kishte thirrur 10,000 engjëj që ta ndihmonin në Gjetsemane. Mund të kishte zbritur nga kryqi dhe ta kishte shpëtuar veten. Pyetja nuk është, çfarë mund të bëjë Perëndia, por çfarë vendosi të bënte?

Vullneti i Perëndisë ishte që edhe pse Krishti ishte i pasur, për hirin tuaj të bëhej i varfër. Shenja “Nuk kemi vend!” tek hyrjet e të gjitha haneve në Betlehem ishte për hirin tuaj. “Ai u bë i varfër për ju” (2 Korintasve 8:9).

Perëndia sundon mbi gjithçka – edhe mbi kapacitetet e moteleve – për të mirën e fëmijëve të tij. Rruga e Kalvarit nis me një shenjë “Nuk kemi vend” në Betlehem dhe përfundon me talljet dhe të pështyrat e kryqit në Jerusalem.

Nuk duhet të harrojmë që ai tha, “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.” (Mateu 16:24).

Ne e ndjekim Atë në rrugën e Kalvarit dhe dëgjojmë që na thotë, “Kujtoni fjalën që ju thashë: “Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti”. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju…” (Gjoni 15:20)

Atij që thërret me entuziazëm, “Mësues, unë do të ndjek kudo që të shkosh.” (Mateu 8:19) Jezusi i përgjigjet, “Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën.” (Mateu 8:20). Po, Perëndia mund të ishte siguruar që Jezusi të kishte një dhomë ku të lindte. Por kjo do ta kishte anashkaluar Kalvarin.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*