Komentim – Hebrenjve 3

Hebrenjve 3

nga Matthew Henry

Skica e kapitullit

  • Vlera dhe dinjiteti superior i Krishtit mbi Moisiun (1-6)
  • Hebrenjtë paralajmërohen kundër mëkatit dhe rrezikut të mosbesimit (7-13)
  • Domosdoshmëria e besimit në Krishtin dhe ndjekja e Tij me këmbëngulje (14-19)

Hebrenjve 3:1–6

Krishti duhet të konsiderohet si Apostulli i rrëfimit tonë, si Lajmëtari i dërguar nga Perëndia tek njerëzit, si Zbuluesi i madh i besimit dhe shpresës që rrëfejmë se kemi. Si Krisht, Mesia u vajos si për ofiqin e Apostullit ashtu dhe për atë të Kryepriftit. Si Jezus Ai është Shpëtimtari, Shëruesi dhe Doktori i madh i shpirtrave tanë. Konsiderojeni Krishtin si të tillë. Konsideroni çfarë është Ai në vetvete, çfarë është për ne, dhe çfarë do të jetë për ne pas kësaj jete dhe në përjetësi. Mendimet serioze dhe intime për Krishtin na bëjnë që ta njohim Atë më mirë. Judenjtë kishin një opinion të lartë për besnikërinë e Moisiut, e megjithatë besnikëria e tij ishte thjesht një tip i asaj të Krishtit. Krishti ishte Zotëria i shtëpisë, i kishës dhe popullit të Tij siç ishte dhe Ndërtuesi i saj. Moisiu ishte një shërbëtor besnik; Krishti, si Biri i përjetshëm i Perëndisë është me të drejtë Zotëria dhe Sundimtari Sovran i Kishës. Nuk nevojitet vetëm fillimi i të ecurit mirë në udhët e Krishtit, por edhe këmbëngulja dhe vazhdimësia deri në fund. Çdo meditim rreth personit dhe shpëtimit të Tij do të na pajisë me më tepër urtësi si dhe me motive të reja për ta dashur, për t’i besuar dhe për t’iu bindur Atij.

Hebrenjve 3:7–13

Ditët e tundimit shpesh janë ditë provokimi. Por provokimi i Perëndisë kur Ai na mundëson të shohim që ne varemi plotësisht prej Tij dhe jetojmë në Të, ky është vërtet provokim i rëndë. Ngurtësimi i zemrës është burimi i gjithë mëkateve të tjerë. Mëkatet e të tjerëve, në mënyrë të veçantë ato të të njohurve tanë duhet të shërbejnë si paralajmërime për ne. I gjithë mëkati, në mënyrë të veçantë mëkatet e kryera prej njerëzve të privilegjuar dhe që rrëfejnë besim në Perëndisë, jo vetëm që e provokon Atë por gjithashtu e brengos. Perëndia është ngurrues për të shkatërruar dinë në apo për mëkatin e tyre; Ai pret shumë gjatë që të tregohet i hirshëm ndaj tyre. Por nëse vazhdojmë gjatë në mëkat do të shohim sesi zemërimi i Perëndisë do të shpaloset në shkatërrimin e të papenduarit: nën zemërimin e Perëndisë nuk mund të gjesh dot prehje. “Kujdes” të gjithë ata që duan të arrijnë shëndoshë e mirë në qiell duhet të hapin sytë; nëse e lejojmë veten qoftë edhe një herë që të mos i besojmë Perëndisë shumë shpejt mund ta braktisim Atë. Ata që mendojnë se qëndrojnë të kenë kujdes se mos rrëzohen. Përderisa e nesërmja nuk është në dorën tonë, duhet të bëjmë përpjekjet më të mira sot. Nuk ka asnjë, madje as edhe më të fortët mes nesh që të mos kenë nevojë për ndihmë nta të Krishterët e tjerë. Nuk ka as të tjerë që të jenë aq të ulët apo të përbuzur të cilët të mos kenë pse të shqetësohen për qëndrueshmërinë e besimit dhe sigurisë së tyre, kjo vlen për të gjithë. Mëkati ka shumë mënyra dhe hile saqë kemi nevojë për më shumë se dy sytë tanë për ta dalluar. Mëkati shfaqet i këndshëm, por është i pështirë; ai shfaqet i kënaqshëm por është shkatërrues; mëkati premton shumë por nuk arrin asgjë. Mashtrimi i mëkatit e ngurtëson shpirtin; nëse lejohet një mëkat i hapet rruga një tjetri; dhe çdo kryerje mëkati e përforcon zakonin. Prandaj gjithsecili të ketë kujdes nga mëkati.

Hebrenjve 3:14–19

Privilegji i shenjtorëve është që janë bërë pjesëtarë të Krishtit, domethënë, të Frymës, natyrës, hireve, drejtësisë dhe jetës së Krishtit; ata janë të interesuar për gjithë sa është Krishti, në gjithë sa ka bërë dhe do të bëjë. Të Krishterët duhet të ruajnë deri në fund të njëjtë frymë me të cilën u futën në shtigjet e Perëndisë. Këmbëngulja në besim është prova më e mirë për sinqeritetin e besimit tonë. Shpesh dëgjimi i Fjalës është mjeti i shpëtimit, megjithatë, nëse nuk ia vëmë veshin kemi për t’u ekspozuar ndaj zemërimit Hyjnor. Lumturia e të qënurit pjesëtarë të Krishtit dhe shpëtimit të Tij të plotë bashkë me frikën e zemërimit të Perëndisë dhe mjerimit të përjetshëm duhet të na nxitin të këmbëngulim në jetën e besimit të bindur. Le të kemi kujdes nga besimi në privilegjet e jashtme apo rrëfimet, dhe le të lutemi që të numërohemi mes besimtarëve të vërtetë që hyjnë në qiell, kur gjithë të tjerët dështojnë për shkak të mosbesimit. Ashtu si bindja tregon fuqinë e besimit tonë, kështu dhe mëkatet dhe mungesa e kujdesit tregojnë ndikimin e mosbesimit në në.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*