Komentim – Hebrenjve 7

Hebrenjve 7

nga Methju Henri

Skica e kapitullit

  • Krahasimi mes priftërisë së Melkisedekut dhe asaj të Krishtit (v.1-3)
  • Shkëlqesia e priftërisë së Krishtit mbi priftërinë Levite (v.4-10)
  • Shkëlqesia e Krishtit (v.11-25)
  • Inkrajim i besimit dhe shpresës së kishës (v.26-28)

Hebrenjve 7:1–3

Melkisedeku e takoi Abrahamin kur ai po kthehej nga çlirimi i Lotit. Emri i tij do të thotë “Mbreti i Drejtësisë” që padyshim përputhet me karakterin e tij e bën Melkisedekun të jetë një tip i Mesias dhe mbretërisë së tij. Emri i qytetit të tij do të thotë “Paqe,” dhe si mbret i paqes ai portretizon Krishtin, Princin e Paqes, Pajtuesin e madh të Perëndisë dhe njeriut. Nuk është shkruar asgjë për fillimin apo fundin e jetës së tij; kështu ai i përngjan Birit të Perëndisë, ekzistenca e të cilit është nga përjetësia në përjetësi, që në priftërinë e tij nuk kishte tjetër si ai përpara tij dhe as ka për të pasur pas tij. Çdo pjesë e Shkrimit e nderon Mbretin e Drejtësisë dhe të Paqes, Krye Priftin dhe Shpëtimtarin tonë të lavdishëm. Sa më shumë që ta shqyrtojmë Shkrimin aq më tepër do të bindemi që dëshmia e Jezusit është fryma e profecisë.

Hebrenjve 7:4–10

Kryeprifti që duhej të vinte më vonë për të cilin Melkisedeku ishte një lloj tipi duhet të jetë shumë më superior sesa priftërinjtë levitë. Vini re dinjitetin dhe lumturinë e madhe të Abrahamit për shkak se kishte marrë premtimet. Ai që ka marrë premtimet është vërtet i pasur dhe i lumtur si në këtë jetë ashtu dhe në atë që po vjen. Këtë nder e kanë të gjithë ata që e pranojnë Zotin Jezus. Le të shkojmë përpara në betejat tona frymërore duke besuar në fjalën dhe fuqinë e Tij, t’ia atribuojmë fitoret tona hirit të Tij dhe le të dëshirojmë të takohemi dhe bekohemi prej Tij në të gjitha udhët tona.

Hebrenjve 7:11–25

Priftëria dhe ligji përmes të cilave nuk mund të vinte përsosmëria janë hequr mënjanë; tani ka dalë një Prift dhe është themeluar një epokë përmes të cilave besimtarët mund të bëhen të përsosur. Fakti që ka një ndryshim të tillë është i qartë. Ligji për priftërinë Levitike tregon që priftërinjtë ishin të dobët dhe të vdekshëm, që nuk kishin mundësi të shpëtonin jetën e tyre, dhe aq më pak të shpëtonin shpirtrat e atyre që vinin tek ata. Por Krye Prifti i rrëfimit tonë e mban këtë ofiq përmes fuqisë së jetës së pafundme në veten e Tij; jo vetëm për të mbajtur veten e Tij gjallë por edhe për t’iu dhënë jetë frymërore dhe të përjetshme të gjithë atyre që mbështeten në sakrificën dhe ndërmjetësimin e Tij. Besëlidhja më e mirë për të cilën Jezusi u bë Garantues nuk është duke u krahasuar me besëlidhjen e veprave përmes të cilës çdo shkelës mbetet nën mallkim. Ajo dallohet nga besëlidhja me Izraelin në malin Sinai dhe nga epoka ligjore nën të cilën kisha ka qëndruar për një kohë kaq të gjatë. Besëlidhja më e mirë e ka sjellë kishën dhe çdo besimtar në një dritë më të qartë, në një liri më të përsosur dhe në privilegje më të bollshme. Nën rendin e Aronit kishte një shumicë priftërinjsh, krye priftërinjsh njëri pas tjetrit; por nën priftërinë e Krishtit është vetëm një i vetëm. Kjo është siguria dhe lumturia e besimtarit, që ky Krye Prift i përjetshëm është në gjendje të shpëtojë plotësisht në çdo kohë dhe në çdo rast. Sigurisht që na ka hije që të dëshirojmë një përshpirtshmëri dhe shenjtëri edhe më të lartë se ato të besimtarëve në Besëlidhjen e Vjetër për shkak se avantazhet tona ua tejkalojnë avantazheve të tyre.

Hebrenjve 7:26–28

Vëzhgoni përshkrimin e shenjtërisë personale të Krishtit. Ai është i lirë nga çdo zakon apo parim mëkati, dhe nuk ka as prirjen më të vogël drejt mëkatit në natyrën e tij. Në Të nuk ka asnjë mëkat, as edhe një prirje të vogël mëkatare edhe pse këto gjëra gjenden edhe në të Krishterët më të mirë. Ai është i pafajshëm, i lirë nga çdo shkelje; ai nuk ushtroi dhunë dhe në gojën e Tij nuk u gjend asnjë mashtrim. Ai është i papërlyer. Është e vështirë që ta ruajmë veten të pastër për të mos pasur pjesë në fajin e mëkateve të njerëzve të tjerë. Por asnjë nga ata që vjen tek Perëndia në emrin e Birit të Tij të dashur nuk ka pse të frikësohet. Përkundrazi, le të jenë të sigurt që Ai do t’i çlirojë në momentin e sprovës dhe vuajtjes, në kohën e begatisë, në momentin dhe vdekjes dhe në ditën e gjykimit.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*