Kremtimi i dashurisë së Perëndisë

11 Dhjetor

prej John Piper

Kremtimi i dashurisë së Perëndisë

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Gjoni 3:16

Tek Gjoni 3:16 Jezusi na mëson se Perëndia që ekziston tregon dashuri. Lëreni këtë gjë të zërë vend thellë brenda jush. Perëndia që ekziston në mënyrë absolute tregon dashuri. Ai do. Nga gjithë gjërat që mund të thoni për Perëndinë sigurohuni që të thoni këtë: ai tregon dashuri.

I njëjti person që shkroi Gjoni 3:16 thotë tek 1 Gjoni 4:8, “Perëndia është dashuri.” Këtë unë e kuptoj që të paktën do të thotë: dhënia e asaj që është e mirë dhe shërbimi për të mirën e të tjerëve është më afër me thelbin e Perëndisë sesa marrja dhe të qënurit i shërbyer. Perëndia nuk ka nevoja. Perëndia jepet drejt plotësimit të nevojave. Perëndia është dhurues. Perëndia është dashuri.

Prandaj Jezusi na thotë në mënyrë më specifike se çfarë do të thotë me fjalën dashuri tek Gjoni 3:16. “Sepse Perëndia e deshi aq…” Fjala “aq” nuk po flet për sasinë e dashurisë, por për mënyrën e dashurisë. Ai nuk do të thotë që Perëndia e deshi botën kaq shumë, por që Perëndia e deshi botën në këtë mënyrë. “Perëndia e deshi aq” do të thotë “Perëndia e deshi kështu.”

Si? Cila është mënyra sesi deshi Perëndia? Ai deshi në mënyrë të atillë “sa dha Birin e Tij të vetëmlindur.” Ne e dimë që kjo dhënie ishte dorëzim tek mohimi dhe vdekja. “Ai erdhi tek të vetët, por të vetët nuk e pranuan” (Gjoni 1:11). Përkundrazi, ata e vranë. Për të gjithë këtë Jezusi tha, “Unë të kam përlëvduar [ty o At] mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.” (Gjoni 17:4). Prandaj kur Ati e dha Birin e tij të vetëm e dorëzoi që të vdiste.

Ky është lloji i dashurisë që ka Ati. Ai jep thesarin e Tij më të çmuar – Birin e Tij.

Medito rreth kësaj gjëjë ketë Advent. Kjo ishte një dashuri shumë e kushtueshme. Ishte një dashuri shumë e fuqishme. Një dashuri shumë e ashpër dhe e dhimbshme. Kuptimi i Krishtlindjes është kremtimi i kësaj dashurie. “Perëndia kështu e deshi botën…” Mrekullia e mrekullive është që Perëndia ia jep këtë dashuri të kushtueshme një bote të padenjë mëkatarësh si puna jonë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*