Krishtërimi i Vërtetë
[youtube=http://www.youtube.com/watch?v=oZzzDoFRPmc&feature=plcp&context=C44ee646VDvjVQa1PpcFMoqBEy4Ou0pX5TUr9n9W5YeFUlmSwMlg4=]
Krishtërimi i Vërtetë
J. C. Ryle, “Çfarë Nevojitet?” 1895
1. Krishtërimi i vërtetë ka mësuar gjithmonë frymëzimin, mjaftueshmërinë dhe supremacinë e Shkrimit të Shenjtë. U ka thënë njerëzve se “Fjala e shkruar e Perëndisë” është i vetmi standard i besueshëm për besimin dhe praktinë; që Perëndia nuk kërkon të besohet asnjë nga ato që nuk janë tek Fjala, dhe që asnjë gjë që e kontradikton atë nuk është e drejtë. Nuk e ka lejuar kurrë arsyen, apo zërin e Kishës, të vendoset mbi, apo në të njëjtin nivel me Shkrimin. Vazhdimisht ka mbajtur qëndrimin që sado në mënyrë të mangët që mund ta kuptojmë, ky Libër i Lashtë duhet të jetë i vetmi standard për jetën dhe doktrinën.
2. Krishtërimi i vërtetë ka mësuar gjithmonë plotësisht, mëkatshmërinë, fajin dhe korruptimin e natyrës njerëzore. U ka thënë njerëzve, që kanë lindur në mëkat, meritojnë zemërrimin dhe dënimin e Perëndisë, dhe natyrshëm priren për të bërë të ligën. Nuk ka lejuar kurrë idenë që burrat dhe gratë janë thjesht krijesa të dobëta dhe për të ardhur keq, të cilët mund të bëhen të mirë kur duan, dhe kështu të sigurojnë vetë paqen me Perëndinë. Përkundrazi, ka shpallur vazhdimisht rrezikun dhe ligësinë e njeriut, nevojën e tij të madhe për falje dhe shlyerje Hyjnore për mëkatet e tij, një lindje të re apo kthim, një ndryshim tërësor zemre.
3. Krishtërimi i vërtetë ka treguar gjithmonë para njerëzve, Zotin Jezu Krisht si objektin e vetëm të besimit dhe shpresës – si Ndërmjetësin Hyjnor mes Perëndisë dhe njeriut, të vetmin burim paqeje për ndërgjegjen, dhe rrënjën e gjithë jetës frymërore. Gjërat kryesore rreth Krishtit në të cilat ka këmbëngulur janë, shlyerja për mëkatet përmes vdekjes së Tij, sakrifikimi i Tij në kryq, shpengimi i plotë nga faji dhe dënimi përmes gjakut të Tij, fitorja e Tij mbi varrin përmes ringjalljes së Tij, jeta e Tij aktive e ndërmjetësimit në krahur e djathtë të Perëndisë dhe nevoja absolute për një besim të thjeshtë në Të. Me pak fjalë, e ka bërë Krishtin Alfën dhe Omegën e teologjisë së Krishterë.
4. Krishtërimi i vërtetë e ka nderuar gjithmonë Personin e Perëndisë Frymë e Shenjtë, dhe ka lartësuar punën e Tij. Nuk ka mësuar kurrë që të gjithë ata që rrëfejnë se janë të Krishterë kanë automatikisht hirin e Frymës në zemrën e tyre, për shkak se janë pagëzuar, apo sepse i përkasin një Kishe. Ka rrëfyer vazhdimisht se fryti i Frymës është e vetmja provë e të paturit të Frymës dhe që ky fryt duhet të jetë i dukshëm! Gjithmonë ka mësuar se duhet të lindim prej Frymës, të udhëhiqemi prej Frymës, të shenjtërohemi prej Frymës, të ndjejmë veprimtarinë e Frymës – që një ecje e afërt me Perëndinë në shtegun e urdhërimeve të tij, një jetë shenjtërie, dashurie, vetëmohimi, pastërtie dhe zelli për të bërë të mirën janë të vetmet shenja bindëse të Frymës së Shenjtë.
I tillë është Krishtërimi i vërtetë. Sa mirë do të ishte bota nëse do të kishte patur më tepër Krishtëtrim të tillë gjatë nëntëmbëdhjetë shekujve të fundit! Shpesh, në shumë pjesë të Krishtërimit, ka patur aq pak të tillë, saqë feja e Krishtit sikur ishte zhdukur, dhe është përbuzur krejtësisht!
Ky është Krishtërimi që në kohën e Apostujve, “e ktheu botën në anën tjetër!” Ishte ky Krishtërim që i zbrazi tempujt e idhujve nga adhuruesit e tyre, hoqi qafe filozofët Grekë dhe Romakë, dhe i detyroi edhe shkrimtarët paganë të rrëfenin se ndjekësit e “bestytnisë së re” siç e quanin ata, ishin njerëz që e donin njëri-tjetrin, dhe jetonin jetë shumë të pastra dhe të shenjta!
Le të mos e harojme kurrë se parimet e tij kryesore janë ato kanë më pak gjasa ta kënaqin njeriun natyror. Përkundrazi, janë tamam ato që konsiderohen si jopopullore dhe që ofendojnë.
Njeriut krenar nuk i pëlqen t’i thonë se është mëkatar i dobët dhe fajtor. Që nuk mund ta shpëtojë shpirtin e vet dhe duhet të besojë në veprën e një tjetri. Që duhet të kthehet, të ketë një zemër të re, që duhet të jetojë një jetë të shenjtë, vetëmohuese dhe të dalë prej botës.
E megjithatë, ky është Krishterimi që po bën të mirën deri më sot kudo ku bëhet ndonjë e mirë e vërtetë. I vetmi mësim fetar që mund të tregojë rezultate të prekshme dhe pozitive është ai që u jep përparësi doktrinave që jam përpjekur të përshkruaj. Kudo ku jepen mësim si duhet Krishterimi mund të tregoje fryte të cilat janë një provë e pakundërshtueshme për origjinën e tij hyjnore.
Ka me mijëra njerëz që rrëfejnë se janë të krishterë që nuk kanë jetë apo realitet në fenë e tyre, të cilët janë thjesht anëtarë nominalë të kishës së Krishtit. Përveç të shkuarit në kishë të dielave ata nuk japin asnjë provë të Krishterimit të vërtetë. Nëse konsideroni jetën e tyre të përditshme nuk duken sikur, mendojnë, ndiejnë apo kujdesen për shpirtin e tyre për Perëndinë apo për përjetësinë.
Burrat dhe gratë që mbushin kishat të dielave dhe pastaj jetojnë jetë egoiste sipas botës gjithë javën janë aleatët më të mirë dhe më të efektshëm të djallit. Besimi i vërtetë nuk është thjesht një pajtim mendor me disa deklarata të caktuara teologjike. Por një parim i gjallë, i zjarrtë dhe veprues që vepron përmes dashurisë, pastron zemërn, mposht botën, dhe sjell shumë fryt shenjtërie dhe veprash të mira. Le të jetojmë sikur vërtet e besojmë besojmë çdo pikë dhe presje të Shkrimit sikur Krishti që vdiq, u ringjall, që ndërmjetëson dhe po kthehet të ishte vazhdimisht përpara syve tanë.
Ky Devocion Puritan është përgatitur prej Grace Gems (Margaritarët e Hirit), një thesar i shkrimeve shekullore të hirit sovran.
Ju lutemi na vizitoni në www.gracegems.org, ku mund të shfletoni dhe të shkarkoni mijëra libra të zgjedhur, predikime, dhe citime, bashkë me mesazhe audio të përzgjedhura.