Kujtim i hirshëm – John MacDuff

“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”

“Unë të kujtoj ty, kujdesin e dhembshur të rinisë sate, dashurinë në kohën e fejesës sate, kur më ndiqje në shkretëtirë në një tokë të pa mbjellë.”
‭‭Jeremia‬ ‭2:2‬

Ti që je tërhequr pas, dëgjo prapavështrimin Hyjnor – një ‘mendim’ i çmuar dhe inkurajues në lidhje me të shkuarën tënde. Kjo mund të jetë ndjenja e trishtuar dhe rrëfimi i tanishëm i zemrës tënde, “Nuk jam më ai që isha dikur! Dikur e doja Perëndinë tim. Më kujtohen stinët e shenjta të përbashkësisë dhe miqësisë për të cilat tani mjerisht më kanë mbetur vetëm kujtimet. Dikur isha aftësuar që të paktën të jetoja nën sovranitetin e atij motivi të lartë, duke ecur në një mënyrë që t’i pëlqeja Atij. Por e kam harruar dhe e kam braktisur dashurinë time të parë. Tani më duhet të vajtoj për një zemër mashtruese dhe harrakate! Jam i ndërgjegjshëm për dobësimin – për rënien frymërore. Mëkati për të kënaqur veten – lejimi i frymës së botës, në një formë të maskuar ka hyrë brenda – e ka topitur tehun e mprehtë të ndërgjegjes, i ka dobësuar shqisat e natyrës time frymërore, e ka errësuar shpirtin tim në synimet e tij fisnike, dhe më ka lënë që në momentet e mia më të mira të humbas në trishtim dhe lot kur konsideroj atë që ka mbetur nga gëzimet e shkuara!”

A je i prirur ta gjesh veten në këtë kontrast dëshpërues mes devotshmërisë së shkuar dhe pabesisë së momentit, sikur vështrimi dhe favori i Zotit duhet të largohen prej teje përgjithmonë – që nuk mund të ketë asnjë gjë tjetër përveç hidhërimit të një largësie edhe më të trishtuar dhe të pashpresë? Jo, jo! Ai e kujton atë kohë, “kujdesin e dhembshur të rinisë sate” – ato zotime të hershme, betimet e hershme të dashurisë; betimet që zor se i ke mbajtur, dashurinë që në mënyrë të habitshme është pakësuar. Edhe pse faqet e kujtesës tënde janë turbulluar prej mëkatit – Ai i kujton shënimet dhe kujtimet e hershmne të devotshmërisë që u shkruan në këto faqe ende të panjollosura. Ai i kujton përpjekjet (mund të ishin përpjekje të dobëta) të cilat i bëre në shërbim të Tij – përleshjet e fshehta në dhomëzën e lutjes, lutjet e zjarrta dhe betimet e bëra në shenjtërore, dëshminë e dhënë për Të në botë.

Me sa butësi dhe dashuri i trajton Perëndia fëmijët e tij që janë kthyer pas! Ai nuk gjen kënaqësi në kujtimin e mëkatit të tyre. Atij më tepër i pëlqen që të zbulojë nga një e shkuar e harruar – gjithçka të cilën e sheh tek ata si të denjë për t’u përgëzuar – pavarësisht se sa shumë dobësi, mospërputhje dhe vetëdrejtësi mund të kenë në të tashmen. Ai flet për “shërbëtorin tim Jakob.” Ai flet për Lotin si “njeriu i drejtë.” Shihni se çfarë “kujton” Zoti i tij në rastin e Pjetrit kur dishepulli që ka gabuar ballafaqohet buzë liqenit. Nuk i flet për orët e pabesa të burrërisë apostolike; por i flet për “kujdesin e rinisë së tij.” Nuk i flet për Jerusalemin me ndodhitë në oborrin e Pallatit; por i flet për Betsaidën, Kapernaumin, Cezarenë e Filipit dhe për shumë skena të tjera dhe raste të dashurisë së devotshme dhe të shenjtë.

Po kështu është edhe me ne. Ai është i gatshëm që edhe në rastin tonë, ta harrojë stinën e gjatë ndërmjet të ftohtësisë, largësisë dhe tjetërsimit, nëse ofrojmë premtimin e bindjes së ripërtërirë. Po, merr zemër ti i frikësuar! Hidhe vështrimin sërish pas tek ato stinë të hirshme “kur kandili i Zotit shkëlqeu dhe kur përmes dritës së Tij ece përgjatë errësirës.” Tek ajo kohë, të cilën kalimi i viteve mund ta ketë zbehur apo fshirë, atje u pëlqen të qëndrojnë mendimeve të dashura të Perëndisë tënd. Ai duket sikur thotë, “Ti mund të më kesh dëbuar nga mendimet e tua, por unë nuk të kam dëbuar nga mendimet e Mia. Unë e kujtoj devotshmërinë e rinisë tënde.” “Bëj që dashuria jote e pamposhtur të më ngushëllojë, ashtu sikurse më premtove, mua shërbëtorit Tënd.”


“Thoughts of God” by John MacDuff

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*