Mesia për Dijetarët!

7 Dhjetor

Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem, duke thënë: ”Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar.” – Mateu 2:1-2

Ndryshe nga Luka, Mateu nuk na tregon për barinjtë që vijnë të vizitojnë Jezusin në grazhd. Fokusi i tij shkon menjëherë tek të huajt që vijnë nga lindja për të adhuruar Jezusin. Prandaj Mateu e portretizon Jezusin në fillim dhe në fund të ungjillit të tij si një Mesi universal për kombet dhe jo thjesht për Judenjtë.

Në këtë rast adhuruesit e parë janë astrologë, magjistarë apo njerëz të urtë, jo nga Izraeli por nga Lindja – ndoshta nga Babilonia. Ata ishin Johebrenj. Të papastër. Në fund të Mateut janë fjalët e Jezusit, “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt.” Kjo gjë jo vetëm që hapi udhën që Johebrenjtë të ngazëllojnë në Mesian, por kjo është një provë shtesë që ai ishte Mesia. Një prej profecive që ishte përsëritur disa herë ishte që në fakt mbretërit dhe kombet do të vinin tek ai si sundimtari i botës.

Për shembull Isaia 60:3, “Kombet do të ecin në dritën tënde dhe mbretërit në shkëlqimin e daljes sate.” Prandaj Mateu shton prova për identitetin mesianik të Jezusit dhe tregon që ai është Mesia – një Mbret dhe Plotësuesi i Premtimeve, jo vetëm për Izraelin por për të gjitha kombet.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*