Përderisa jemi shpenguar vetëm me anë të hirit, vetëm nëpërmjet besimit, prej nga vjen ky besim?

Pyetja 35

Përderisa jemi shpenguar vetëm me anë të hirit, vetëm nëpërmjet besimit, prej nga vjen ky besim?

Përgjigja:

Të gjitha dhuratat që marrim prej Krishtit i marrim prej Frymës së Shenjtë, dhe këtu përfshihet edhe vetë besimi.

Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit, ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, të cilën e derdhi me mbushëlli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë.

Titi 3:4–6

Komentim

Ne kuptojmë që Krishterimi është besimi më i lehtë në botë, për shkak se është i vetmi besim në të cilin Perëndia Atë, Krishti dhe Fryma e Shenjtë bëjnë gjithçka. Perëndia është Krijuesi; nuk kemi gisht fare në ekzistencën tonë, apo në ekzistencën e gjërave të tjera. Ne mund t’u japim formë gjërave të tjera por nuk mund ta ndryshojmë faktin e ekzistencëës. Ne nuk bëjmë asgjë për shpëtimin tonë për shkak se Krishti bëri gjithçka. Nuk ka pse të bëjmë asgjë. Në çdo besim tjetër duhet të bëjmë diçka… por në Krishterim nuk bëjmë asgjë; Perëndia ka bërë gjithçka: Ai na ka krijuar dhe ka dërguar Birin e Tij; Biri i Ti vdiq dhe për shkak se Biri është i pafundëm, si rrjedhim ai mban tërë fajin tonë. Nuk ka pse ta mbajmë vetë fajin tonë, dhe as nuk ka pse ta meritojmë meritën e Krishtit. Ai bën gjithçka. Prandaj në këtë mënyrë Krishterimi është besimi më i lehtë në botë.

Francis Shefer (Francis Schaeffer, 1912–1984). Pastor Presbiterian Amerikan dhe filozof. Shefer është më i famshëm për shkrimet e tij dhe për themelimin e komunitetit L’Abri (“Streha”) në Zvicër. Ai shkroi 22 libra, ndër më të njohurit është trilogjia, The God Ëho Is There (Perëndia që Thjesht Ekziston), Escape from Reason (Arratisje prej Arsyes), and He Is There and He Is Not Silent (Ai Ekziston dhe Nuk Është i Heshtur) si dhe A Christian Manifesto (Manifesti i Krishterë).

Lutje

Perëndia pastë mëshirë për të gjithë ne dhe përmes Frymës së Tij na i haptë sytë që të shohim lavdinë e kryqit!

Martin Lloid Xhons (David Martyn Lloyd-Jones, 1899–1981). Doktor dhe pastor protestant nga Uellsi. Martin Lloid Xhons njihet më tepër për predikimet dhe mësimet e tij në Kishën Uestminster në Londër për tridhjetë vjet me radhë. Ai kalonte muaj dhe madje vite për të shpjeguar një kapitull të Biblës varg pas vargu. Botimi i tij më i famshëm është ndoshta seria e tij e komentarëve për letrën e Romakëve e cila përmban 14 volume.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*