Realiteti përfundimtar ka ardhur!
13 Dhjetor
Dhe pika kryesore e atyre gjërave që po themi është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë, i cili qëndron në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiejt, shërbenjës i shenjtërores dhe të tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu. – Hebrenjve 8:1-2
Krishtlindja është zëvendësimi i hijeve prej realitetit. Hebrenjve 8:1-2 është pak a shumë një deklaratë përmbledhëse. Ideja është që i vetmi prift që shkon mes nesh dhe Perëndisë, na bën të drejtë para Tij dhe ndërmjetëson për ne nuk është një prift si në kohën e Dhiatës së Vjetër, i zakonshëm, i dobët, mëkatar dhe vdekatar. Ky është Biri i Perëndisë – i fortë, pa mëkat dhe me një jetë të paprishshme.
Jo vetëm kaq, por ai nuk po shërben në një tabernakul tokësor me kufizimet e tij fizike, që po shkatërrohet, po brehet pre tenjës, laget prej shiut, digjet dhe vidhet. Jo, vargu 2 thotë që Krishti po shërben për ne në “tabernakullin e vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia dhe jo njeriu.” Kjo është realja në qiell. Kjo është shenjtërorja hija e të cilës ra mbi Malin Sinai dhe Moisiu e kopjoi.
Sipas vargut 1, një gjë tjetër madhështore rreth realitetit që është më i madh se hija është që Kryeprifti ynë është ulur në të djathtë të Madhërisë në qiejt. Asnjë prift i Dhiatës së Vjetër nuk mund ta thoshte dot kurrë këtë gjë.
Jezusi lidhet drejtpërdrejt me Perëndinë At. Ai ka një vend nderi përkrah Perëndisë. Ai është i dashur dhe i respektuar pafundësisht prej Perëndisë. Ai është vazhdimisht me Perëndinë. Kjo nuk është hija e realitetit sië ishin perdet, legenët, tryezat, qirinjtë, rrobat, kupat, delet, dhitë dhe pëllumbat. Ky është realiteti final dhe përfundimtar: Perëndia dhe Biri i tij që ndërveprojnë në dashuri dhe shenjtëri për shpëtimin tonë të përjetshëm.
Realiteti përfundimtar janë personat e Hyjnisë në marrëdhënie njëri me tjetrin, për mënyrën sesi do të manifestohen madhështia, shenjtëria, dashuria, drejtësia, mirësia dhe e vërteta e tyre tek njerëzit e shpenguar.
© Desiring God
Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.
By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org