Sa persona ekzistojnë në Perëndinë?
Pyetja 3
Sa persona ekzistojnë në Perëndinë?
Në Perëndinë e vetëm të gjallë dhe të vërtetë ekzistojnë tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Ata janë të njëjtë në thelb, të barabartë në pushtet dhe lavdi.
Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.
2 Korintasve 13:14
Komentim
Fakti që Triniteti, At, Bir dhe Frymë e Shenjtë është një Perëndi është i nevojshëm që të besohet prej nesh, jo vetëm për aspektin e përjetshëm… por në mënyrë të veçantë për njohjen e tri veprave të mëdha të Perëndisë tek njeriu: domethënë, si Krijuesi ynë dhe Perëndia i natyrës; si Shpenguesi ynë dhe si Perëndi i hirit pajtues dhe qeverisës, dhe si Shenjtëruesi ynë, si Zbatuesi dhe Përsosësi i gjithçkaje, për të në barë të përshtatshëm për në lavdi.
Shkrimi na thotë që janë tre persona e megjithatë një Perëndi. Ne duhet të pagëzohemi në emrin e Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë (Mateu 28:19). Tre janë ata që dëshmojnë në qiell, Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë dhe këta të tre janë një (1 Gjoni 5:7). Perëndia është një Frymë i pafund dhe i pandashëm, e megjithatë duhet besuar që ai është At, Bir dhe Frymë Shenjtë.
Ne duhet ta njohim, besojmë dhe vlerësojmë atë si të vetmin Frymë të pafund, të përjetshëm dhe të gjithmjaftueshëm, si Pushtetin jetësor, Kuptimin, dhe Vullnetin e Jetës Dritës dhe Dashurisë tonë më të përsosur; At, Bir dhe Frymë e Shenjtë prej të cilit, me anë të të cilit dhe për të cilin janë të gjitha gjërat; si Zotëruesin, Sunduesin dhe Atin tonë absolut, si Krijuesin, Shpenguesin dhe Shenjtëruesin tonë.
Richard Baxter (1615–1691). Një prej puritanëve Anglezë. Baksteri shërbeu si kapelan në ushtrinë e Oliver Kromuellit dhe si pastor në Kiderminster. Kur Jakobi II u hoq nga pushteti, ai u persekutua dhe u burgos për 18 muaj. Ai vazhdoi të predikonte dhe në atë kohë shkroi: “Predikova sikur të isha i sigurt që nuk do predikoja më, predikova si një njeri që po vdiste para atyre që po vdisnin.” Përveç veprave të tij teologjike ai ishte edhe poet dhe shkrimtar himnesh të krishtera. Ai shkroi gjithashtu Katekizmën e Familjes së tij (nga e cila është shkëputur edhe ky citim).
From “The Catechising of Families” in The Practical Works of Richard Baxter, Volume 19 (London: Paternoster, 1830), 33, 62, 165.
Video
Lutje
E kemi studiuar jo pa drojë misterin më të shenjtë të Trinisë së bekuar, At, Bir dhe Frymë e Shenjtë, për të cilën kemi mësuar nga Shkrimet, dhe tani do të qëndrojmë këtu, duke adhuruar me përunjësi Unitetin në trini dhe Trinitetin në unitet. Le të mbajmë mend dhe të shohim me një zell të jashtëzakonshëm këtë dallim apo ndarje që është shpallur qartë në Shkrim bashkë me unitetin që na është urdhëruar… Ka vetëm një Perëndi… Prandaj kur lexojmë që Perëndia krijoi botën, kuptojmë që këtë gjë e bëri Ati prej të cilit janë të gjitha gjërat, përmes Birit me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, në Frymën e Shenjtë në të cilin janë të gjitha gjërat. Kur lexojmë që Biri u bë mish, vuajti, vdiq dhe u ringjall për shpëtimin tonë, ne besojmë që Ati dhe Fryma e Shenjtë, edhe pse nuk ishin pjesëtarë të mishërimit dhe vuajtjes së tij, e megjithatë ata e arritën shpëtimin tonë përmes Birit… Kur thuhet që mëkatet na janë falur në Frymën e Shenjtë ne besojmë që kjo e mirë dhe të gjitha të mirat e tjera të bekimeve tona në mënyrë të pandashme na janë dhënë dhe janë vendosur mbi ne prej një Perëndie të vetëm, të vërtetë, të gjallë dhe të përjetshëm, që është Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Atij i qoftë lavdia dhe mirënjohja për jetë të jetëve. Amen.
Heinrich Bullinger (1504–1575). Një prej reformatorëve Zvicerianë që ishte udhëheqësi i kishës së Zyrihut. Bullinger shkroi 127 vepra teologjike dhe historike. Ekzistojnë 12,000 letra nga Bullingeri dhe drejtuar atij të cilat përbëjnë korrespondecën më të madhe që është ruajtur prej kohëve të Reformimit. Mes shumë të tjerëve ai kishte letërkëmbim me Henrin VIII, Eduardin VI, Elizabetën I të Anglisë, Kristianin II të Danimarkës dhe Frederikun III.
From “Of The Holy Ghost: The Eighth Sermon” in “The Other Eight Sermons of the Fourth Decade” in Decades of Henry Bullinger, translated by H.I., Volume 4 (Cambridge: University Press, 1851), 325–326.
New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms.
Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!