Çfarë është pagëzimi?

Pyetja 44

Çfarë është pagëzimi?

Pagëzimi është larja me ujë në emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë; pagëzimi simbolizon dhe vulos birësimin tonë në Krishtin, pastrimin tonë prej mëkatit dhe përkushtimin tonë për t’i përkitur Zotit dhe kishës së tij.

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.

Mateu 28:19

Komentim

Shoqëria në të cilën thirret i krishteri përmes pagëzimit nuk është një kolektiv por një Trup. Ky në fakt është një Trup për të cilin familja shërben si një imazh në nivelin natyror. Nëse dikush vjen tek ky Trup me keqkuptimin se anëtarësia në Kishë është anëtarësi në një kuptim të ulët modern – një grumbullim së bashku i personave sikur të ishin monedha në një qese do të korrigjohej që tek pragu përmes zbulimit që Kreu i këtij Trupi është aq i ndryshëm nga anëtarët inferiorë saqë ata nuk kanë asnjë atribut të përbashkët me të përveçse përmes analogjisë. Qysh prej fillimit jemi thirrur të kombinohemi si krijesa me Krijuesin tonë, si të vdekshëm me të pavdekshimin, si mëkatarë të shpenguar me Shpenguesin e pamëkat. Prania e tij, ndërveprimi mes Tij dhe nesh gjithmonë duhet të jetë faktori jashtëzakonisht dominues në jetën që duhet të jetojmë brenda Trupit dhe çdo konceptim i bashkësisë së krishterë që më së pari nuk do të thotë bashkësi me Të nuk është i saktë.

C. S. Ljuis (C. S. Leëis, 1898–1963). Profesor i letërsisë Angleze në Universitetin e Oksfordit dhe njëkohësisht drejtor i Katedrës së Anglishtes në Universitetin e Kembrixhit. Ljuis shkroi kritika letrare, letërsi për fëmijë, letërsi fantastiko shkencore, si dhe teologji. Veprat e tij më të njohura janë Thjesht Krishterim, Letrat e Hirziut dhe Kronikat e Narnias. Ljuis ishte anëtar i Kishës së Anglisë. Kthimi i tij në Krishterim u ndikua prej mikut dhe kolegut të tij në Oksford J. R. R. Tolkien.

Lutje

Na i haptë Perëndia sytë dhe na dhëntë një siguri që jemi besimtarë të vërtetë, të lindur sërish, të lindur prej Frymës së Perëndisë dhe si rrjedhim jemi fëmijë të Perëndisë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkë trashëgimtarë me Krishtin.

Martin Lloid Xhons (David Martyn Lloyd-Jones, 1899–1981). Doktor dhe pastor protestant nga Uellsi. Martin Lloid Xhons njihet më tepër për predikimet dhe mësimet e tij në Kishën Uestminster në Londër për tridhjetë vjet me radhë. Ai kalonte muaj dhe madje vite për të shpjeguar një kapitull të Biblës varg pas vargu. Botimi i tij më i famshëm është ndoshta seria e tij e komentarëve për letrën e Romakëve e cila përmban 14 volume.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*