Si mund të shpëtohemi?

Pyetja 29

Si mund të shpëtohemi?

Vetëm me anë të besimit në Jezu Krishtin dhe në vdekjen e tij pajtuese dhe zëvendësuese në kryq; edhe pse jemi fajtorë për shkak se nuk i jemi bindur Perëndisë dhe ende priremi drejt çdo ligësie, megjithatë, Perëndia pa ndonjë meritë nga ana jonë por vetëm prej hirit të tij të pastër, na llogarit ne drejtësinë e përsosur të Krishtit kur ne pendohemi dhe besojmë në Të.

Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.

Efesianëve 2:8–9

Komentim

Duke qenë se jemi shfajësuar me anë të besimit kemi paqe me Perëndinë. Tani gjykimi është për mëkatarin dhe jo kundër tij. Kujtesa sheh mëkatet e së shkuarës thellësisht i brengosur por në të njëjtën kohë pa frikën e ndonjë ndëshkimi që po vjen; kjo për shkak se Krishti e pagoi borxhin e popullit të Tij deri në qindarkën e fundit dhe mori faturën hyjnore. Veçse në qoftë Perëndia aq i padrejtë sa të kërkojë pagesë të dyfishtë për një borxh asnjë shpirt për të cilin vdiq Jezu Krishti si zëvendësues nuk mund të hidhet në ferr. Ky duket se është një prej parimeve të natyrës tonë të ndriçuar për të besuar që Perëndia është i drejtë; ndjejmë që duhet të jetë kështu, dhe kjo në fillim na frikëson, por a nuk është e mrekullueshme që po i njëjti besim që Perëndia është i drejtë më pas bëhet shtylla e sigurisë dhe paqes tonë! Nëse Perëndia është i drejtë, unë mëkatari, vetëm dhe pa një zëvendësues duhet të ndëshkohem; por Jezusi qëndron në vendin tim dhe u ndëshkua për mua; prandaj tani nëse Perëndia është i drejtë unë mëkatari që qëndroj në Krishtin nuk mund të ndëshkohem kurrë. Natyra e Perëndisë duhet të ndryshojë para se një shpirt për të cilin Jezusi vdiq si zëvendësues të ketë mundësi që të përjetojë kamxhikun e ligjit. Prandaj, Jezusi ka zënë vendin e besimtarit, duke marrë mbi vete zemërimin hyjnor për gjithë sa duhej të kishte vuajtur populli i tij si rezultat i mëkatit, tani besimtari mund të thërrasë me një triumf të lavdishëm, “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë?” Perëndia nuk do t’i padisë, sepse ai i shfajësoi, as Krishti, pasi ai vdiq për ta, “po madje u ringjall.” Shpresa ime nuk qëndron për shkak se jam mëkatar, por për shkak se jam një mëkatar për të cilin vdiq Krishti; besimi im nuk është tek fakti që jam i shenjtë, por që edhe pse nuk jam i shenjtë, ai është drejtësia ime. Besimi im nuk qëndron mbi faktin se kush jam, kush do të jem, as tek ndjenjat dhe gjërat që di, por tek fakti se kush është Krishti, në atë që Ai ka bërë, dhe në atë që Ai po bën tani për mua. Zonja e bukur e shpresës kalëron mbi luanin e drejtësisë si një mbretëreshë.

Çarls Hadën Spërxhën (Charles Haddon Spurgeon, 1834–1892). Predikues Baptist Anglez. Spërxhën u bë pastori i Kishës Nju Park Strit (që më vonë u njoh si Tabernakulli Metropolitan) kur ishte 20 vjeç. Ai u predikonte rregullisht më shumë se 10,000 vetëve pa pasur sistemet moderne të zërit. Spërxhën ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm dhe veprat e tij të shtypura janë tepër voluminoze. Gjatë jetës së tij ai predikoi 3,600 predikime dhe botoi 49 volume komentarësh, thëniesh, himnesh dhe leximesh devocionale.

Lutje

O Sovran i ofenduar! Unë jam me të drejtë nën dënimin e vdekjes, edhe sikur të humbisja përjetësisht Ti gjithsesi je i drejtë. A nuk ka vallë ndonjë gjë në karakterin tënd të zbuluar që mund ta inkurajojë një krijesë të mjeruar dhe një kriminel fajtor të kërkojë mëshirë, shpresë dhe pranim? A nuk je vallë një Shpëtimtari i dhembshur siç je dhe një Perëndi i drejtë? A nuk është Jezusi Biri Yt i vetëm dhe a nuk e ke nxjerrë atë si një shlyerje përmes besimit në gjakun e tij? Prandaj, unë vrapoj tek Ai si streha ime nga zemërimi hyjnor. Nuk kam asnjë të drejtë për mëshirën Tënde. Vetëm nëse të duket mirë Ty që të shpëtosh mëkatarin më të keq, krijesën më të mjerueshme; nëse të pëlqen Ty të shfaqësh mëshirë të pafundme ndaj atij që meriton mjerim të pafund dhe tani është i detyruar të dënojë veten; sa më e madhe ka për të qenë lavdia e dhembshurisë Tënde… hiri i pafund do të marrë lavdi.

Abraham Buth (Abraham Booth, 1734–1806). Pastor Baptist Anglez. Ai shërbeu si pastor i Prescot Street Church in Whitechapel, Londër për 35 vjet si dhe themeloi atë që sot njihet si Regents Park College për trajnimin e pastorëve në Oksford. Abraham Buth njihet më tepër për veprën e tij Mbretërimi i Hirit (The Reign of Grace.)

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*