Sovraniteti – John MacDuff
“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”
“Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqenien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, Zoti, i bëj të gjitha këto gjëra” – Isaia 45:7
Sa botë e trishtueshme do të ishte kjo – nëse do të qeverisej prej Fatit! Po qe se dritat dhe hijet e saj të ndërthurura, gëzimet dhe trishtimet e saj të ishin rezultat i aksidentit kapricioz – apo i shansit të verbër dhe kokëfortë! Sa gjë e bekuar të mendosh që çdo ndodhi e veçantë që na ndodh ne – është “një mendim i Perëndisë” – është përmbushja e qëllimit të Tij të pandryshueshëm!
A po flasim për botën materiale? Ai është Ai i cili “formon dritën – dhe krijon errësirën” – Ai krijon terrin” – Ai cakton diellin dhe hënën për stinët e tyre – Ai i jep detit dekreti e Tij – Ai e sheh harabelin që bie përtokë – Ai kujdeset për zambakun e fushës – dhe që pikturon edhe lulen më të vogël në lëndinë.
A po flasim për botën morale? Të gjitha ndodhit janë paracaktuar dhe qeverisur që më parë prej Tij! “Unë sjell mirëqenien – dhe krijoj fatkeqësinë!” Si begatia ashtu dhe vështirësia janë të caktuara prej Tij. Zoti që në lashtësi përgatiti pemën që i bëri hije Jonës, përgatiti gjithashtu edhe krimbin. Ai jep – dhe Ai merr. Ai formon çdo pikë loti. Ai i “mbledh në calikun e Tij.” Ai i njeh të gjitha, i numëron të gjitha, i ruan të gjitha si thesar. Asnjë prej tyre nuk bie pa u thirrur – dhe pa u vënë re.
“Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.” Mbi çdo ndodhi në natyrë dhe provani Ai shkruan, “Unë Zoti do t’i bëj të gjitha këto gjëra!” Është e vërtetë që shpesh mendimet e Tij janë misterioze, dhe udhët e Tij janë të pakuptueshme. Me raste udhëhiqemi mes labirinteve ngatërruese të veprimeve të provanisë së Tij, për të shpallur, “O Zot, sa të mëdha janë veprat e tua, dhe mendimet e Tua janë shumë të thella!” Le të mos e japim vendimin tonë – para se ato të shpalosen plotësisht.
Nuk mund t’i imagjinojmë dot mendimet dhe qëllimet e arkitektit apo inxhinierit në momentin e parë të pastrimit të vendit për themelet e një strukture gjigante. Syri i pa trajnuar nuk mund të zbulojë dot asgjë përveç mbeturinave pa formë – kaosit dhe rrëmujës. Por gradualisht, me kalimin e javëve – ne shohim sesi mendimet e tij marrin forma të dukshme dhe të qartë me rend dhe bukuri; dhe kur më në fund ndërtesa qëndron e plotësuar përpara nesh, dallojmë se gjithçka e cila ishte mister dhe konfuzon në fillim – ishte pjesë e nevojshme e gjithë kësaj ndërmarrjeje.
Kështu është edhe tani në lidhje me veprimet misterioze të Perëndisë. Shpesh, përpiqemi më kot të kuptojmë qëllimet e Arkitektit të Plotfuqishëm, në mes të pluhurit dhe mbeturinave në themelet e hershme. Le të presim me durim, derisa të soditim strukturën e përfunduar të përjetësisë.
Oh çfarë sigurie e bekuar – “mendime të çmuara” të Perëndisë – që tezgjahu i jetës tonë është në duart e Mjeshtrit të Madh – që është Ai i cili po i ndërthur fijet e ekzistencës tonë: dritën – dhe errësirën, të mirën e pranuar – dhe të keqen e dukshme. Zinxhiri që gabimisht quhet “fat,” është në kujdesin e Tij. Ai e njeh çdo hallkë lidhëse të tij – Ai e ka farkëtuar secilën prej tyre në kudhrën e Tij! Qëllimet e njerëzve kanë dështuar, dhe janë janë gjithmonë të rrezikuara nga dështimi – pritjet e tij më të ndritura mund të pengohen; skemat e tij më të mirë menduara mund të pengohen.
Shpesh jeta është një prapa vështrim shpresash të thyera – nuancat e ndritshme të mëngjesit, kalojnë në pasdite si mjegull e lagësht dhe shi i imët. “Ka shumë plane në zemrën e njeriut, (të cilat nuk arrijnë të përmbushen dhe realizohen) “por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.” “Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?” “Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!” Zbulesa 19:6
“Thoughts of God” by John MacDuff
Përkthimi nga www.fjaletejetes.com
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!