Tagged: fjaletejetes

0

Si të lutem sipas Shkrimeve?

nga Pastor John Piper Pyetja e sotme vjen nga një person i quajtur Dalibor – mendoj që ky emër duket se është Çek. “Pastor John, a mund të më japësh një apo dy shembuj...

0

A i mban mend Perëndia mëkatet tona apo i harron ato?

Tani pra, nuk ka më asnjë dënim për atë që janë në Krishtin Jezus, Romakëve 8:1. Ajo fjala ‘tani’ është shumë e çmuar, apo jo? Tani nuk ka më asnjë dënim, që do të thotë, sikurse tha Jezusi, Ju nuk do të vini në gjyq. Domethënë, nuk do të të duhet që të dënoheni. Dënimi juaj ka mbaruar, nuk jeni më fajtorë, jeni të drejtë para Perëndisë së gjallë. Dhe sigurisht, arsyeja është sepse jemi bashkuar me Krishtin. Ndërshkimi i Tij u bë ndëshkimi ynë dhe ringjallja e Tij u bë ringjallja jonë. Tashmë jemi ulur në të djathtë të Perëndisë dhe kemi kaluar nga vdekja në jetë, prandaj, në këtë kuptim ne nuk shkojmë në gjyq. Nuk ka më asnjë dënim. Megjithatë, është e qartë që do të dalim përpara gjyqit sipas veprave tona.

0

A u tregua Perëndia i padrejtë në kryq?

Drejtësia kërkon që ndëshkimi t’i jepet atij që ka kryer mëkatin. Ligji i Përtërirë 24:16, “Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.” Pikë! Kjo është arsyeja pse kryqi është skandal për Judenjtë dhe pyetja është nëse duhet të jetë kështu. A është i drejtë? A e shkel ligjin e Perëndisë? A e shkeli Perëndia ligjin e Tij kur vendosi të bënte që Krishti të ishte zëvendëses? Këtu gjendet vetë zemra e ungjillit. Prandaj, nuk mund të bëni dot një pyetje më thelbësore sesa kjo, sepse 1 Korintasve 15:3 thotë: Krishti vdiq për mëkatet tona. 1 Pjetri 3:18 thotë: Krishti vuajti një herë e përgjithmonë, i drejti për të padrejtët, duke e thënë në mënyrë kaq të prerë saqë na duket si gabim. Si mund të vdesë një person i drejtë në vend të një personi të padrejtë?