Lavdia e të Premtes se Mirë
nga Pastor John Piper Ditën e të Premtes së Mirë kremtojmë kryqin e Jezu Krishtit. Në kryqin e tij ka lavdi që i tejkalojnë në mënyrë të jashtëzakonshme vuajtjet fizike të cilat mund të...
"fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë" - Gjoni 6:63, Jezu Krishti
nga Pastor John Piper Ditën e të Premtes së Mirë kremtojmë kryqin e Jezu Krishtit. Në kryqin e tij ka lavdi që i tejkalojnë në mënyrë të jashtëzakonshme vuajtjet fizike të cilat mund të...
Drejtësia kërkon që ndëshkimi t’i jepet atij që ka kryer mëkatin. Ligji i Përtërirë 24:16, “Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.” Pikë! Kjo është arsyeja pse kryqi është skandal për Judenjtë dhe pyetja është nëse duhet të jetë kështu. A është i drejtë? A e shkel ligjin e Perëndisë? A e shkeli Perëndia ligjin e Tij kur vendosi të bënte që Krishti të ishte zëvendëses? Këtu gjendet vetë zemra e ungjillit. Prandaj, nuk mund të bëni dot një pyetje më thelbësore sesa kjo, sepse 1 Korintasve 15:3 thotë: Krishti vdiq për mëkatet tona. 1 Pjetri 3:18 thotë: Krishti vuajti një herë e përgjithmonë, i drejti për të padrejtët, duke e thënë në mënyrë kaq të prerë saqë na duket si gabim. Si mund të vdesë një person i drejtë në vend të një personi të padrejtë?