Tagged: shpetimi

0

Çfarë është Kalvinizmi?

nga Pastor John Piper Pastor John, këtu kemi një pyetje e cila na vjen rregullisht nga njerëz që nuk e kanë idenë se për çfarë po flasim. Na jep një shembull apo një përshkrim...

0

Si ta di që jam i shpëtuar?

I gjithë libri i Gjonit sipas asaj që thotë Gjoni 20:31 është shkruar “që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.” Prandaj, mesazhi i pagabueshëm përgjatë gjithë Dhiatës së Re është: Ne shpëtohemi duke besuar në Jezusin. Prandaj, ngulite vëmendjen tënde tek Krishti në ungjijtë e Gjonit, Mateut, Markut dhe Llukës – dhe në të gjithë Biblën. Fokusoje vëmendjen tënde në Krishtin dhe thuaj atë që shikon. “Ne rrëfejmë me gojë që Jezusi është Zot.” Dhe thuaj se çfarë ndjen për këtë. “E pranoj Atë. E dua Atë. Ai është Perëndia im. Ai është Zoti im. Ai është thesari im.” Rrëfeje këtë gjë. Dëgjoje veten duke e thënë këtë gjë. Ja thuaj këtë të tjerëve. Thuaja bashkëshortes. Thuaja fëmijëve të tu. Thuaja shokut tënd. “Jezusi është Zoti im.”

0

A është Jezusi e vetmja udhë shpëtimi?

Bibla e prezanton Jezusin si udha e vetme mes të gjitha feve të botës dhe kjo është arsyeja pse ka një mandat kaq të rëndësishëm për kishën që të përhapë ungjillin në të gjithë popujt e botës. Nuk ka shpëtim pa njohur, përqafuar dhe besuar Krishtin si ai që vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall sërish.

0

Çfarë duhet të besoj që të shpëtohem?

Unë përdor tekste si këto për të thënë që duhet të fillosh nga ky thelb – nga vdekja e Jezusit. Ai vdiq për mëkatet tona, dhe kjo do të thotë që unë duhet të besoj që jam një mëkatar. Një person që nuk beson se është mëkatar nuk mund të shpëtohet. Nëse nuk ka asgjë për të falur, ai nuk ka bërë asgjë për mua. Nëse nuk ka bërë asgjë për mua nuk po i besoj atij për shpëtim. Nëse nuk i besoj atij për shpëtim nuk jam i shpëtuar. Prandaj, duhet të besoni që jeni mëkatar.

0

Problemi me të Dielën e Palmave

nga Jonathan Parnell Për shekuj me radhë kisha e ka përkujtuar ditën e parë të Javës së Shenjtë si të Dielën e Palmave për shkak të degëve të palmave dhe rrobave që njerëzit shtruan...