Gjithçka bashkëvepron për të mirë!

Romakëve 8:28

Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.

Të gjitha gjërat është një frazë shumë shumë e madhe. Dhe në fakt do të thotë me të vërtetë “të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirën tonë” për shkak se Pali vazhdon dhe flet për durimin e mundimit, shqetësimit, përndjekjes, urisë, të zhveshurit, rrezikut dhe shpatës deri tek vargu 35 ai thotë që në të gjitha këto gjëra jemi më tepër se fitimtarë që do të thotë se të gjitha këto gjëra po bashkëveprojnë për të mirën tonë. Apo vargu 32, “si nuk do të na japë të gjitha gjërat përderisa na dha Krishtin?” Prandaj fraza “të gjitha gjërat” vërtet përfshin gjërat më të dhimbshme në botë. Kjo është arsyeja pse historikisht ky varg ka qenë kaq i çmuar për të krishterët që vuajnë.

Ja cila është pyetja që ngrihet, “Për kë është i vërtetë ky premtim?” Dhe vargu përmban dy përgjigje. Për ata që e duan Perëndinë dhe janë thirrur sipas qëllimit të Tij. Nuk ka pse të hamendësojmë se çfarë është kjo thirrje sepse menjëherë ai vazhdon të thotë, “Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.” Prandaj në atë zinxhir të artë të sigurisë absolute të shpëtimit tonë gjendet fjala thirrje, ai thotë që secili nga të thirrurit është shfajësuar. Ne e dimë që shfajësimi është vetëm përmes besimit prandaj thirrja e Perëndisë është ajo thirrje në jetën e besimit, Ai zgjon besim, Ai zgjon jetë. Është si rasti i Llazarit, “Llazar dil jashtë varrit!” Kjo është thirrja e Perëndisë në jetën tonë, Ai na ringjall së vdekuri, prandaj nëse je thirrur prej Perëndisë, dmth nëse Ai ka zgjuar besim dhe jetë frymërore brenda teje ky varg është për ty.

Kushti tjetër është, “ata që e duan Perëndinë.” Dashuria për Perëndinë është saktësisht ajo që ju ndodh kur thirreni nga vdekja në jetë. Jobesimtarët nuk e duan Perëndinë, ata duan botën, duan gjithçka përveç Perëndisë, por kur Perëndia në mënyrë sovrane na thërret nga vdekja në jetë jeta që Ai na jep thotë “të dua Perëndi, të dua Jezus”. Prandaj ky varg është për ju nëse jeni thirrur dhe nëse e doni Perëndinë. Prandaj po ju them shumë specifikisht, “Besojini Jezusit, që Ai ju ka thirrur, ju i përkisni Atij, mbështetuni në premtimet e Tij, besoni në gjakun dhe drejtësinë e Tij si pranimi juaj dhe duajeni Perëndinë. Përqafojeni këtë varg në të gjitha momentet e jetës tuaj si në të lumturat ashtu dhe në të dhimbshmet.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*