1 Shkurt – Octavius Winslow

1 Shkurt

Perëndia është ai që i drejtëson.” Romakëve 8:33

Vështroni sigurinë e përjetshme të besimtarit më të dobët në Jezusin. Veprimi i drejtësimit që u mor nën vulën madhështore të ringjalljes së Krishtit, nuk mund të shfuqizohet kurrë prej Perëndisë pa mohuar veten e Tij. Ja ku qëndron siguria jonë. Ja ku është themeli i sfidës tonë të palëkundur, ““Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson.” Për çfarë mund të kem nevojë për tepër se kaq? Çfarë mund të kërkoj më tepër? Nëse Perëndia, Perëndia i pastërtisë së panjollë, Perëndia i drejtësisë së pakonceptueshme më drejtëson, “kush është ai që do të më dënojë?” Mëkati mund të më dënojë, por Perëndia është Ai që më drejtëson! Ligji mund të më alarmojë, por Perëndia është Ai që më drejtëson! “Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” Kush do të guxojë ta dënojë shpirtin që Ai e ka drejësuar? Në ç’mënyrë të lavdishme do të shkëlqejë kjo e vërtetë në ditën e gjukimit! Atë ditë çdo akuzues do të mbetet gojë mbyullur. Çdo gjuhë do të heshtë. Asnjë akuzë nuk do të ngrihet kundër të zgjedhurve të Perëndisë. Perëndia Vetë do t’i shpallë plotësisht dhe përjetë të drejtësuar: “Ata që i drejtëson Ai gjithashtu i përlëvdon.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*