13 Qershor – Octavius Winslow
“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja.” Isaia 40:31
Këtu mund të përballemi me një pyetje e cila është bërë shpesh nga ata që janë të vetëdijshëm për një gjendje dobësimi të shpirtit – “A do të jem ende duke përmbushur detyrat frymërore dhe duke përjetuar kënaqësitë e tyre ndërsa jam i vetëdijshëm për një gjendje tërheqjeje nga Perëndia në zemrën time?” Kësaj pyetje i përgjigjemi kështu – Përgjegjësia e detyrës së krishterit nuk është masa e hirit të tij, por urdhri i Perëndisë së Tij. Nëse është kështu – dhe nuk ka pse ta vëmë në dyshim të vërtetën – atëherë, edhe pse gjendja e shpirtit tënd mund të jetë e dobët, je urdhëruar t’i përmbushësh gjithë ato detyrime dhe t’i kryesh detyrat që përfshihen në rrëfimin e Krishtit, pavarësisht luhatjejeve frymërore dhe mendore ndaj të cilave shpirti ekspozohet gjithmonë.
Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për planin e tij, në këtë pikë Satani do të fitojë një avantazh më të madh ndaj jush. Duke marrë trajtën e një engjëlli drite, me besueshmëri dhe butësi engjëllore, ai do t’ju sugjerojë që gjendja e shpirtit tuaj është tepër e pogësht, e pa jetë dhe e mpirë për t’iu afruar Perëndisë; ndjenjat e tua janë tepër të ngrira, dashuria jote është ftohur, zemra jote është tepër mishore, mendja jote tepër ankuese, se po u bie pas gjërave tepër tokësore, rrëshqitja jote është tepër e madhe, neglizhimet e tepër shumë për t’ia çuar Krishtit. Ai do t’ju ballafaqojë me marrëzinë, hipokrizinë dhe mospërputhjen e përfshirjes tuaj në detyrat e shenjta dhe frymërore, dhe kështu shpiriti yt qëndron i kapur pas pluhurit. Por, mos i dëgjo sugjerimet e tij të rreme, dhe mos ia vër veshin arsyetimit të tij të sofistikuar, jo, mos e bëj as për një moment.
Vetëm duke pritur Perëndinë do ta marrësh veten nga kjo gjendje dobësie e shpirtit tënd. Në shtegun e meditimi, të rrëfimit, të lotëve, të lutjes, ka shpresë për t’u ngritur nga pluhuri, dhe me krahë më të guximshëm, me pëndë më të ndritura, me këngë më të ëmbla do të ngriheni drejt portës së qiellit, dhe do të ktheheni sërish duke përhapur bekimin tuaj dhe duke reflektuar lavdinë e tij. Oh, prandaj, shko te Jezusi, pavarësisht sa e ulët dhe e dekurajuar mund të jetë gjendja jote frymërore dhe mos lër pas dore as edhe një prej mjeteve të hirit.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!