18 Janar – Octavius Winslow

18 Janar

“I fuqishëm për të shpëtuar.” Isaia 63:1

Le t’i hedhim një vështrim mënyrës së pushtetshme me të cilën Ai i kryen veprat e Tij të fuqishme të hirit. Vini re sjelljen e Tij. A kishte ndonjëherë diçka që tregoi vetëdijen e një inferiori, nënshtrimin e një të varuri, dobësinë e një të vdekshmi apo pa përsosmërinë e një mëkatari? A nuk shkëlqeu vallë Perëndia përmes njeriut me një mahnitje madhështore, kur i tha lebrozit, “Dua, qofsh i pastruar;” – kur i tha burrit me dorën e tharë, “Shtrije dorën tënde;” – kur i tha të verbrit, “Merr dritën e syve;” – kur i tha të vdekurit, “Unë po të them, Çohu;” – dhe kur ju tha dallgëve të egërsuara, “Paqe, pusho”? Lexues i dashur, a je një besimtar që e përjeton Jezusin? Atëherë ky Krisht i gjithëpushtetshëm ka në zemër më të mirën për ty. Ai është i gjithëpushtetshëm për të shpëtuar – i gjithëpushtetshëm për të mbrojtur – i gjithëpushtetshëm për të çliruar – i gjithëpushtetshëm për t’i nënshtruar të gjitha paudhësitë e tua, për të të bërë të përulur, të shenjtë dhe të bindur. E gjithë fuqia qëndron në Të. “Atit në qiell i pëlqeu që në Të” – në Atë si Ndërmjetësi i Kishës së Tij – “të banojë e gjithë plotësia.” Nuk ka asnjë prishje të cilën Ai të mos jetë i gjithëpushtetshëm për ta vënë poshtë; nuk ka asnjë tundim që Ai të mos jetë i gjithëpushtetshëm që ta mundë; nuk ka asnjë armik, mbi të cilin Ai të mos jetë i gjithëpushtetshëm që të ngadhënjejë; nuk ka asnjë frikë që Ai të mos jetë i gjithëpushtetshëm që ta qetësojë. “Çdo pushtet,” është gjuha e Tij ngushëlluese, “çdo pushtet më është dhënë Mua në qiell dhe mbi tokë.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

[jetpack_subscription_form subscribe_button=”Abonohu” show_subscribers_total=”false”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*