28 Janar – Octavius Winslow
28 Janar
“I cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.” Romakëve 4:25
Ai u bind, vuajti, u ringjall si Përfaqësuesi, Garantuesi, Kreu i kishës së Tij; mos thënshim kurrë se ajo që Ai bëri nuk ishte aq shumë veprimi i Kishësë në Të sa ishte veprimi i Tij? Ai nuk u bind për Veten, nuk vdiq dhe u ringjall për Veten, por për “Kishën, trupin e tij.” Prandaj, ringjallja e Tij ishte po aq shumë çlirimi dhe përligja e gjithë Kishës së Tij sa ishte dhe për Atë vetë. Atëherë u dha vendimi i lavdishëm i shlyerjes, atëherë ndodhi vepra madhështore e drejtësimit. Dalja e Shpenguesit prej varrit ishte dalja e të shpenguarve nga çdo dënim. Çlirimi i Tij nga kthetrat e ftohta të shkatërruesit ishte çlirimi i tyre nga dora e hekurt e ligjit. “Ai u nxor nga burgu dhe nga gjykimi,” dhe ndërsa doli nga gjykata e drejtësisë së Perëndisë, dhe nga burgu i vdekjes, Kisha e blerë me gjakun e Tij doli bashkë me Të, ligjërisht dhe plotësisht e shfajësuar, dhe ndërsa u rrëzua dhe pengesa e fundit dhe u këput pranga e fundit klithi, “Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall.” Shpengimtari i çmuar! Çfarë lavdie e pashoqe që rrezatohet prej varrit tënd bosh!
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!