5 Shkurt – Octavius Winslow
5 Shkurt
“Pa mua nuk mund të bëni asgjë.” Gjoni 15:5
Oh sikur Kisha e Krishtit dhe çdo anëtar individual ta kuptonte këtë të vërtetë; që pamjet më të thjeshta dhe më të afërta të përjetimit të Jezusit do ta forcojnë jetën e forcën e ngushëllimit dhe përshpirtshmërisë së tyre të brendshme! Sekreti i madh i gjithë ngushëllimit gjatë stinëve të pikëllimit është që ta çosh pikëllimin siç vjen drejt e tek Krishti; dhe sekreti i madh i gjithë shenjtërisë është që ta marrësh prishjen që në momentin që e ngre kokën dhe ta çosh tek Krishti. Është kjo jetë me varësi tek Krishti për të gjitha nevojat e tua, të shkuarit tek Krishti në çdo rrethanë dhe në çdo stinë ajo që formon jetën e lutmur dhe të shenjtë të fëmijës së Perëndisë. Nuk ka asnjë shteg tjetër në të cilin të ecë ai. Në momentin që largohet nga Krishti ai bëhet si një varkë e zgjidhur nga moli e cila është në mëshirën e errërave dhe stuhive. Krishti duhet gjithçka dhe në të gjitha për të; miqtë, ngushëllimet fizike, privilegjet kishtare, porositë, mjetet e hirit, asnjë gjë nuk mund ta zëvendësojë dot Jezusin. Pse Zoti e disiplinon aq shpesh shpirtin? Pse i largon miqtë, pse i dobëson ngushëllimet familjare, pse na i heq privilegjet kishtare, pse na privon nga porositë, pse i bën të padobishme mjetet e hirit? Pse tjetër veçse për të hapur një shteg përmes të cilës Ai Vetë të mund të hyjë tek besimtari dhe ta bindë atë zemër të vetmuar dhe vajtuese që Ai mund të zëvendësojë gjithçka dhe se asnjë gjë nuk mund ta zëvendësojë Atë. Ai do të ketë dashurinë supreme të shenjtorëve të Tij; ata do të gjejnë gjithçka në Të; dhe për këtë qëllim Ai dërgon pikëllime, kryqe, dhe zhgënjime në mënyrë që t’i zvjerdhë prej idhujve të tyre dhe t’i tërheqë tek Vetja.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!