7 Qershor – Octavius Winslow
“Nënshtrojuni, pra, Perëndisë!” Jakobit 4:7
T’i nënshtrohesh vullnetit Hyjnor është përparim i madh në shenjtëri; dhe kjo arrihet në mënyrë të efektshme kryesisht përmes ndreqjes së shenjtëruar. Sa e gjithë mjaftueshme na duket vetja kur jemi në begati! Kur Zoti na kërkon bindje ne i japim mend. Por kur Ai dërgon shufrën, dhe përmes hirit shoqërues të Frymës së tij i shenjtëron goditjet e saj, mësojmë se në çfarë gjërash konsiston bindja e vërtetë. Në këtë shkollë u mësua Zoti ynë i bekuar. “Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi.” Ai mësoi të bindej në vuajtje – ta nënshtronte plotësisht shpirtin e tij nga vullnetit të Atit të Tij. Në familjen e Tij Perëndia nuk ka fëmijë më të bindur se ata që kur “kalojnë nën shufër,” “vijnë në lidhjen e besëlidhjes.” Oh çfarë arritje e lartë e krishterë që është nënshtrimi ndaj vullnetit të Perëndisë! Ky është hiri më fisnik që mund të arrihet këtu mbi dhe. Kur Zoti ynë i mësoi dishepujt e tij që t’i luteshin Atit për përhapjen e shenjtërisë, Ai e mishëroi kërkesën, me këto fjalë, “U bëftë vullneti yt, në tokë si në qiell.”
Shenjtëria universale dhe e plotë e qiellit rrjedh prej përsosmërisë universale dhe të plotë në të cilën bëhet vullneti i Perëndisë nga engjëjt dhe shpirtrat e përlëvduar. Shenjtëria do të mbretërojë mbi tokë deri në atë masë që bëhet vullneti Hyjnor. Sa tokë e bukur dhe sa botë e shkëlqyer do jetë ajo në të cilën vullneti i Perëndisë do të bëhet nga çdo krijesë! Kështu do të jetë në tokën e re, në të cilën banon drejtësia. Harmonia origjinale e kësaj gjithësie të rënë do të ripërtërihet atëherë, bukuria e saj e panjollosur do të rifitohet, dhe Perëndia, në personin e Birit të Tij do të mbretërojë edhe një herë dhe do të ecë në mes të një populli vullneti i të cilit do të jetë vetë reflektim i vullnetit të Tij. Prandaj, të përshtatesh me vullnetin Hyjnor do të thotë të pushtohesh nga shenjtëria Hyjnore. Ajo që vendos Perëndia, si e vendos Perëndia dhe kur e vendos Perëndia përcakton rregullin që duhet të qeverisë gjithë sjelljen dhe të kufizojë të gjitha dëshira e fëmijës së Perëndisë. Zemra e gatshme dhe e pushtuar arrin në këtë gjendje, besimtari i pikëlluar i ka vendosur këmbët mbi Shkëmbin që është më i lartë se ai.
Gjithçka është në paqe, gjithçka është e duruar, për shkak se gjithçka i është nënshtruar vullnetit të Perëndisë. “Zoti mbretëron” është e vërteta me pëshpëritjen e vet pushtet plotë e megjithatë të butë e ka qetësuar stuhinë dhe i ka fashitur valët. Në ankthin e tij të fortë që të bëhet vullneti hyjnor, shpirti i ndrequr digjet për një shenjtëri më të thellë; dhe çdo dëshirë e zjarrtë për arritjen e shenjtërisë është një shenjtëri tashmë e arritur. Ndreqje e bekuar e dashurisë, e cila prodhon në këtë botë, kaq të largët dhe të jomiqësore, sythat, gonxhet dhe frutet e qiellit! Në Parajsën e Perëndisë nuk rritet asnjë frut më i çmuar se fruti i Shenjtërisë. Megjithatë, në përjetimin e besimtarit të disiplinuar, i përgjakur nën shufrën e Atit të tij qiellor, mund të arrihen fitore të tilla kundër mëkatit, pastirme të thella të zemrës, zemërbutësi e shpirtit, përngjasim i thellë me Krishtin, dhe kalitje e madhe e vullnetit, të cilat do ta bëjnë atë “pjesëtar të begatë të shenjtërisë Hyjnore.”
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!